Frymëmarrja e gazit të parajsës është një modë që, me fluturimet e saj joshëse, pavarësisht dhe kalimtare përtej realitetit, po magjeps gjithnjë e më shumë adoleshentë.Por, del se loja e tyre fare nuk është padëmbshme.
Kur ka mungesë totale të oksigjenit në trup, indi nervor është më i prekuri, pasi ka pak mundësi për rigjenerim.“Nuk ka organ apo ind që nuk vuan – sidomos gjatë një përdorimi ekstrem”, thotë doktori Jasen Grozev.
Ai largon keqkuptimin se thithja e gazit të parajsës pak nga pak nuk përbën një rrezik serioz.Për shembull, mund të arrihet deri në dëmtime afatgjatë në sistemin hematopoietik dhe, si rezultat përfundimtar, pacienti humbet koordinimin, aftësinë për të qëndruar në këmbë, ecje të qëndrueshme.
Rezulton se, balonat e gazit të parajsës shiten lirisht dhe ligjërisht, dhe shpërndarja e tyre është pothuajse e rrufeshme.Në të njëjtën kohë, nuk ka kontroll - as policia dhe as inspektorati shëndetësor nuk kryejnë inspektime.
Plovdivi është një nga qytetet, që gdhihet me shishe të çrregullta, të hedhura në parqe dhe vende të tjera publike.Ndaj specialistët pranë Këshillit Bashkiak për Substancat Narkotike kanë marrë përsipër detyrën t'u shpjegojnë prindërve simptomat dhe dëmet e përdorimit të lëndëve narkotike dhe psikopative, duke përfshirë këtu gazin e parajsës, si dhe gjatë vitit shkollor të mbajnë leksione për nxënësit.
“Oksidi nitrik është shumë më toksik nëse kombinohet me alkool, gjë që ndodh shpesh në bare, ose me substanca të tjera narkotike dhe psikopative, duke përfshirë pijet energjike të preferuara nga shumë të rinj -e drejton vëmendjen psikologja Daniella Dimitrova, e cila punon mbi programin e Bashkisë së Plovdivit. - Kur gazi i parajsës thithet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kapsula, në vend se nga balona, ndikimi i tij është shumë më i madh. Përveç kësaj, këto kapsula shpesh janë të lira dhe janë një import i pa rregulluar nga Kina. Është saktësuar se, ato përmbajnë grimca pluhuri dhe mbetje vajore, të cilat mungojnë nga ato të blera nga burime me reputacion për përdorim në mjekësi ose në industrinë ushqimore”.
Ministrja ekonomike në dorëheqje Kornelia Ninova njoftoi se, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve po fillon kontrolle 24 orësh nëpër diskoteka, restorante, bare, si dhe në rrjetet sociale të shitjes online të gazit të parajsës.
“Aty ku saktësohet se një gjë e tillë rastis, do të nxirret një akt i ndalimit të përkohshëm të shitjes-deklaroi ajo. Ai që nuk e zbaton këtë masë, do të gjobitet me 25 mijë leva. Dhe meqenëse nuk kemi një kuadër normativ, e luta grupin parlamentar të “Partisë Socialiste Bullgare për Bullgarinë” deri për disa orë për të futur një ndryshim me dy fjalë në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, që mund të shpëtojnë jetën e shumë fëmijëve. Në këtë mënyrë ndaj tekstit për ndalimin e shitjes së cigareve dhe alkoolit do të shtohet dhe shitja e gazit të parajsës”.
Përpiloi: Diana Cankova/ në bazë të intervistave të BNR-“Horizont” dhe BNR-Plovdiv/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: vita.bg, freepik, pexels, BNR-Plovdiv, BGNES
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..