Një pjesë e një kanali të hershëm romak të shekullit të I u zbulua gjatë gërmimeve të një banje romake në territorin e vendbanimit antik të Akve Kalide gjatë sezonit aktual arkeologjik.U gjetën gjithashtu struktura nga dhoma mesjetare të suvatuara me horasan dhe baltë, si dhe një pjesë e një muri mesjetar, raportuan nga Muzeu Historik Rajonal në Burgas.
Gjatë eksplorimit të zonës pranë qytetit bregdetar të Detit të Zi, u gjetën edhe monedha të vjetra, kryesisht të shekullit të IV, vula mesjetare të shekullit të XI, si dhe sasi të mëdha qeramike artistike të shekujve XII-XIII. Përpara disa ditëve, arkeologët janë ndeshur me një gjetje unike. Bëhet fjalë për një altar krejtësisht të ruajtur me një mbishkrim mjaft interesant në latinisht nga shekulli i II pas lindjes së Krishtit. Prej tij mësojmë se është ngritur në shenjë të falënderimit ndaj nimfave (mbrojtëse të burimeve dhe dhuruese të shëndetit) me një dedikim nga një oficeri romak, i lindur në qytetin Parma në Itali, i dërguar për të shërbyer në Ballkan.
Burimi me ujë të ngrohtë pranë banjave minerale të sotme të qytetit Burgas është i njohur prej shekujve. Pelegrinët nga afër dhe nga larg janë dyndur këtu për t'u lutur për shëndet dhe shërim të sëmundjeve të tyre. Sipas burimeve historike, “Aqua Calide” e ka zanafillën rreth burimeve minerale pranë qytetit të sotëm Burgas, që në mijëvjeçarin e parë para Krishtit. Atëherë fiset trake ndërtojnë rreth burimit të zjarrtë faltoren e bukur të Tri Nimfave. Kompleksi i banjave mbulon një sipërfaqe prej gjashtë hektarësh. Për shkak të fluksit të vazhdueshëm të njerëzve drejt ujit shërues, rreth banjës formohet një qytet i tërë. Romakët e kanë quajtur vendin Aqua Calide - “Ujëra të ngrohta”. Gjatë vitit 61 pas lindjes së Krishtit Perandori Neron ngre pranë vendit të shenjtë një banjë magjepsëse, më vonë formohen dhe murre rrethuese. Gjatë mesjetës Aqua Calidebëhet e njohur si Terma ose Termopolis (nga greqishtja - qytet i ngrohtë). Gjatë shekullit të 16 sulltani Sjulejman i Madhërishëm i vlerëson cilësitë shëruese të ujit dhe ndërton këtu një banjë moderne turke për kohën e vet.
Në ditët e sotme, turistët mund të shikojnë banjën krejtësisht të restauruar të sulltanit Sjulejman i Madhërishëm, të veshur me mermer dhe me qeramikën karakteristike për Orientin.
Përpiloi: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: aquae-calidae.com, burgas.bg
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..