Në vendet e Bashkimit Evropian pritet një dimër i jashtëzakonshëm dhe i ashpër si pasojë e uljes së furnizimit me gaz.Tensionin në këtë drejtim e shtuan fjalët e Presidentit rus Vlladimir Putin, i cili paralajmëroi nga Teherani se çmimet e naftës “do të rriten deri në qiell”. Si masë, Komisioni Evropian rekomandoi që vendet të krijojnë kushte për të konsumuar 15% më pak gaz në një periudhë të shkurtër kohore.
Në këtë sfond tema energjetike në Bullgari aktualisht sikurse ka dimensione personale, por jo vetëm. Gjykata Kushtetuese shpalli se zgjedhja e Kryetarit të Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit (KEVR) Stanisllav Todorov më 9 shkurt është bërë në kundërshtim me ligjin bazë. Praktikisht kjo do të thotë se organi shtetëror i pavarur i specializuar për të kryer rregullimin e veprimtarive në sektorin e energjisë pushon së punuari. Vetë Todorov u ka bërë thirrje përfaqësuesve të popullit që menjëherë të nisin procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, në mënyrë që komisioni të marrë vendime adekuate në kushtet e krizës energjetike. U bë e qartë po kështu se vendimet e Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit (KEVR), të cilat prekin që të gjithë qytetarët bullgarë – për çmimet e korrentit, të ngrohjes dhe ujit, nuk mund të vihen në pikëpyetje.
Akumulimi i ngjarjeve krijon një ndjenjë kaosi, por a është kjo vetëm në një nivel kombëtar?“Në ditët e fundit po vërejmë një kolaps total të politikës energjetike evropiane dhe kombëtare - tha për BNR Sllavço Nejkov nga Instituti për Menaxhimin e Energjisë. - Në kontekstin bullgar mund të flitet për shembjen e shtetësisë dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Kryetarin e Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit (KEVR) është një ilustrim për këtë. Kuvendi Popullor miratoi edhe një tjetër vendim antikushtetues - për moratoriumin e çmimeve, i cili u vendos në fund të vitit 2021. Për sa i përket energjisë, ky parlament bëri një rrëmujë të pabesueshme. Nuk e di sa ditë ka përpara, por nëse ai nuk mund të zgjedhë një kryetar të ri të Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit, ne jemi në një situatë në të cilën, sipas ligjit Komisioni nuk do të mund të mblidhet fare. Kështu që problemet janë të shumta dhe drejtuesit e ardhshëm si dhe parlamenti i ardhshëm duhet të rimendojnë qëndrimin ndaj rregullatorit energjetik”.
Vendimet e Bashkimit Evropian në lidhje me furnizimet me energji dhe sanksionet kundër Rusisë gjithashtu nuk kontribuojnë për stabilitetin dhe parashikueshmërinë në këtë sektor. Sllavço Nejkov iu referohet të dhënave të paraqitura nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, sipas të cilave sanksionet kundër Rusisë e kanë goditur më shumë Evropën, sepse të ardhurat e Rusisë nga eksportet e gazit dhe të naftës janë trefishuar:“Nga këndvështrimi i Komisionit Evropian, ne jemi në një pozicion në të cilin thuhet se çfarë do të ndodhë në vitin 2050 për sa i përket neutralitetit klimatik, por nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodh gjatë këtij viti. Dhe nëse i tranferojmë gjërat në Bullgari, unë jem mjaft i befasuar në shumë drejtime (...) Dikur nuk kishim tubacione, tani nuk ka gaz, dhe këtë që kemi nuk e dimë se sa do të kushtojë. Dhe e gjithë kjo e ve biznesin në një situatë shumë të ndërlikuar. Kemi që të gjitha arsyet, si qytetarë, ashtu edhe si shtet, të jemi jashtëzakonisht të shqetësuar, por më e rëndësishmja është se çfarë do të bëjnë pushtetarët drejtues”, thotë analisti nga Instituti i Menaxhimit të Energjisë.
Ai e vuri aksentin mbi varfërinë energjetike në vendin tonë dhe nevojën që politikanët të japin një informacion konkret se për çfarë periudhe ka furnizime me gaz, si dhe të përgatisin një hartë afatshkurtër për veprim. Megjithatë, në situatën aktuale politike – me një qeveri në dorëheqje dhe një parlament me horizont të kufizuar, duket se nuk ka njeri në vend që t’i marrë këto vendime të rëndësishme.
“Nuk ka asnjë lloj dëgjueshmërie lidhur me menaxhimin e shtetit, veçanërisht në sektorin e “Energjisë”, konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Energjisë, Ramadan Atallaj. Problemet me zgjedhjen e kryetarit të Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit ( KEVR) do të ndikojnë në investimet e mëtejshme në fushën e energjisë, tha edhe deputeti nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë dhe solli në plan të parë pyetjen “A kemi menaxhim shtetëror?”
Ndërkohë, Kryeministri në dorëheqje Kirill Petkov bëri një vizitë në Azerbajxhan, ku u takua me presidentin Illham Aliev në një përpjekje për të negociuar furnizime shtesë të gazit azerbajxhanas për në Bullgari.
Përpiloi: Elena Karkallanova/në bazë të intervistave të Diana Jankullovës, BNR-“Horizont”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, gov.bg
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..