Vrapuesja Ivet Llallova u zgjodh në Komisionin e Sportistëve të Botës pranë Atletikës së Lehtë, njoftoi selia. Bullgarja mblodhi më së shumti vota në votimin gjatë Kampionatit Botëror në Eugene të SHBA-ve dhe së bashku me pesë sportistë të tjerë do të jenë pjesë e organit prej 12 anëtarësh.
“Mendimi i sportistëve ka një rëndësi të madhe në drejtimin e strukturës sonë në tri vitet e fundit. Do të ketë zgjedhje të reja vitin e ardhshëm në Budapest dhe dua të inkurajoj më shumë atletë që të konsiderojnë të bëhen pjesë e procesit të vendimmarrjes në sportin tonë”, tha Presidenti i Atletikës Botërore, Sebastian Coe.
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..