Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sfida sot: rritja ekonomike pavarësisht turbulencat politike

Pothuajse 1 miliard leva në llogarinë e krizës politike

Foto: arkiv

Kostoja fiskale afatshkurtër e rrëzimit të qeverisë arrin në 900 milion leva, sipas Llëçezat Bogdanov, kryeekonomist në Institutin e Ekonomisë së Tregut. Por nëse kriza politike thellohet, rezultati në afat të mesëm dhe afat të gjatë mund të rrisë më tej çmimin të cilën duhet ta paguajmë – për shembull duke minuar rrugën drejt Eurozonës dhe parashikueshmërinë e modelit të tërësishëm tatimor. 

Në sfondin e luftës, inflacionit në rritje, ngritjes së çmimeve të lëndëve të para, mungesës së mundshme të burimeve energjetike, vendi ynë po përballet me një tjetër zgjedhje të parakohshme ose një qeveri të re të varur nga një fije që edhe një erë e lehtë mund ta thyejë. “Partitë duket se vazhdojnë të zhyten në zënka të vogla të brendshme politike dhe nuk tregojnë rrugëdalje nga situata”, tha para BNR-Vidin Prof. Vili Lillkov – një politik me karrierë si në parlament, ashtu edhe në Bashkinë e Kryeqytetit. Ai e përkufizoi situatën aktuale politike në Bullgari si “shumë të ndërlikuar”.

Vili Lillkov

“Para 2 vitesh filloi një lëvizje e fuqishme për të ndryshuar modelin politik, për të kthyer parlamentarizmin, për të larguar të korruptuarit nga pushteti – shton ai. - Në të njëjtën kohë u krijuan projekte të reja politike me pretendimin se janë bartës të diçkaje të re. Megjithatë, sot nuk jemi vetëm në një situatë të vështirë të brendshme politike, por edhe në një situatë të re gjeopolitike për shkak të luftës në Ukrainë. Përveç kësaj kemi edhe probleme ekonomike që lidhen me burimet energjetike, edhe pse ekonomia në tërësi vazhdon të ecë mirë.”

Kur nuk ka një shumicë të qëndrueshme parlamentare, e cila është e vetëdijshme se çfarë shpenzimesh shtesë mund të lejojë, kjo çon në ndarje të pakontrollueshme të fondeve përmes të ashtuquajturve shumica tematike, thotë Lëçezar Bogdanov nga Instituti për Ekonomi të Tregut. Ai jep një shembull përditësimin e fundit të buxhetit të shtetit dhe paratë e planifikuara për paga në disa sektorë, për pajisjen e spitaleve, për bashkitë. “Nëse qeveria ka mundësi të shpenzojë një miliard për masa të ndryshme jashtë buxhetit tashmë të përcaktuar, a janë këto masat më të arsyeshme që do të japin efektin më të mirë”, pyet ekonomisti. Nisur nga situata politike, ai paralajmëron se ka rrezik për stabilitetin fiskal të vendit tonë.

Lëçezar Bogdanov

“Sfida më e madhe për momentin është vazhdimi i rritjes ekonomike - thotë Lëçezar Bogdanov. - Nëse kemi biznes konkurrues, punësim të lartë dhe papunësi të ulët, investime të reja dhe në rritje, edhe sektori privat do të rrisë pagat madje edhe me inflacion do të ruhet fuqia blerëse për një pjesë të madhe të familjeve. Më pas do të arrihen më shumë shpenzime sociale dhe pa tejkaluar deficitin buxhetor prej 3 për qind, si dhe do të kemi një derë të hapur drejt Eurozonës në vitin 2024. Megjithatë, nëse hyjmë në recesion, nëse ndalojnë aktivitetin e biznesit dhe investimet, gjithçka do të kthehet si një domino. Pra, është e rëndësishme që në të gjitha krizat politike të kemi një mjedis të favorshëm për biznesin dhe që kushdo që qeverisë të mos rrezikojë funksionimin e jetës ekonomike me gjëra ndonjëherë budallaqe dhe të paarsyeshme. Me fjalë të tjera, nëse nuk ndihmon, të paktën nuk dëmton në situatën aktuale politike.”

Në kushtet e luftës, çdo vend fillon të mendojë globalisht dhe të riorganizojë prioritetet e tij, thekson Prof. Vili Lillkov. Ndërsa Bullgaria, sipas tij, është jashtë kësaj agjende, e zhytur në grindje të vogla politike.

“Secila parti tërheq vija ndarëse, shkel këmbën dhe thotë - ne nuk do ta shkelim këtë, dhe në të njëjtën kohë Evropa po riorganizohet – thekson Vili Lillkov. - Është koha të harrojmë linjat e kuqe të nivelit të ulët dhe të kërkojmë aleanca në emër të interesave afatgjata dhe globale. Pas zgjedhjeve, partitë me fokus euroatlantik dhe vlera të vendosura duhet të shtrëngojnë duart për të garantuar, unë do ta quaja, një shumicë gjeo-euro-atlantike në parlament me prioritete të caktuara dhe një mandat të plotë qeverisës.”

Përpilues: Diana Cankova (bazuar në intervistat e Anzhella Kamenova, BNR-Radio Vidin)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD