"Ai që dëshiron të jetë i pari ndër ju, le të jetë shërbëtori i të gjithëve". Legjenda tregon, se ky ka qenë një nga këshillat, të cilat Ivan Rillski i drejtoi Mbretit Petër, ndërkohë që me mirësjellje refuzoi të takohet me të dhe të pranojë dhuratat mbretërore të dërguara. Murgu oshënr vetë jep shembull për drejtësinë e fjalëve. Duke u shkëputur nga gjithçka laike, ai bëhet një nga simbolet e besimit dhe përulësisë për bullgarët, ndërsa vendi që ai zgjedh për altarin e tij të jetës në malin Rila - pjesë e pandashme e imazhit të Bullgarisë dhe zhvillimit të letërsisë në vend.
Manastiri i Rilës është themeluar në gjysmën e parë të shekullit të 10, atyku kaloi edhe oshënaria e Ivan Rillskit Mrekullibërës. Me kalimin e kohës vendi kthehet në një nga qendrat më të rëndësishme të krishterimit për shtetin, kurse mbretërit bullgar Ivan Aleksandër dhe Ivan Shishman ndajnë fonde për zmadhimin e tij, i cili arrin lartësinë e tij mesjetare midis shekujve 12 dhe 14. Gjatë sundimit osman, manastiri pëson bastisje dhe shkatërrime të shumta dhe në mesin e shekullit të 15 mbetet i shkretë për dekada të tëra me radhë.
Gjatë periudhës së Rilindjes, Manastiri i Rilës ishte një vatër që ndezi shkëndijat e besimit, ndërgjegjen dhe edukimit në trojet bullgare dhe u dha strehë një sërë revolucionarësh bullgarë.Në mesin e shekullit të 19 u ndërtua kisha kryesore e manastirit “Lindja e Virgjëreshës Mëri”. Afresket e saj janë vepër e mjeshtërve të shumtë, por vetëm i famshmi Zahari Zograf i ka firmosur freskat e tij. Një nga thesaret më të mëdha e të vlefshme është ikonostasi i praruar me gdhendje mjeshtërore në dru.
Vjet një ekip i Akademisë së Arteve Figurative në Sofje përfundoi restaurimin e afreskeve rreth foltores së majtë që shërben për vendosjen e librave liturgjikë në kishën e “Lindjes së Virgjëreshës Mëri” në Manastirin e Shenjtë. Datimi i imazheve është nga shekulli i 19 dhe puna e specialistëve mbi to zgjati gati dy vjet. Tani ekipi ka filluar restaurimin e afreskeve rreth foltores së djathtë, por aktivitetet e tyre nuk do të pengojnë shërbimin e adhurimit në kishë dhe hyrjen e vizitorëve dhe laikëve pranë sarkofagut me lipsanet e Shën Ivan Rilskit.
Manastiri i Shenjtë i Rilës është shpallur monument historik me një rëndësi kombëtare në vitin 1976, ndërsa në vitin 1983 është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-së. Edhe nëse njeriu nuk është fetar, duhet të paktën një herë të shohë bukurinë e vendit, të ndjejë qetësinë e tij dhe të mendojë për "të parin që u shërben të gjithëve". Sidomos në kohëra si këto të sotmet.
Redaktore: Vesella KrëstevaPërgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: rilskimanastir.org
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të..
Pikërisht 100 vjet më parë, më 12 shtator 1924 filloi shenjtërimi i Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”, ndërtuar “në shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane në vitin 1878”, me ide të politikanit..
Më 9 shtator mbushen 90 vjet nga fundi i Mbretërisë së Bullgarisë dhe vendosja e regjimit komunist në Bullgari. Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, kur Ushtria Sovjetike shkoi në ofensivë pas Betejës së Stalingradit dhe arriti në Rumani në gusht të..