Vendi ynë mori ofertën për serinë e dytë prej tetë avionësh F-16 nga Kompania amerikane Lockheed Martin, bëri të ditur Ministri i dorëhequr i Mbrojtjes Dragomir Zakov. Afati i fundit për një përgjigje është fillimi i nëntorit të këtij viti. Sipas ministrit, oferta është e krahasueshme me të parën, por me një “paketë shumë më të madhe aftësish” dhe ka mundësi për të paguar pjesërisht. “Ky është një propozim për një kontratë që duhet të përcillet në Kuvendin Popullor. Afatet janë mjaft të shkurtra, kështu që në shkallë të madhe do të varet nëse parlamenti do të funksionojë”, shpjegoi ai. Megjithatë, nëse nuk funksionon Kuvendi Popullor, do të kërkohet një zgjatje e afatit për miratimin e propozimit.
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit,..