Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vëllkana Stojanova – etalon i këndimit tradicional bullgar

Foto: arkiv

Në vitin 2022 shënojmë përvjetorin e 100-të të lindjes së këngëtares së njohur popullore bullgare nga krahina e Trakisë Vëllkana Stojanova. Edhe që kur ishte gjallë ajo ishte një legjendë e vërtetë. Për të folkloristja Marija Kuteva shkroi: “Interpretimi i përsosur i këngëve të ngadalta me ornamentikë të pasur, stili i theksuar i rajonit të Trakisë, zëri i mrekullueshëm dhe këndimi shprehës lënë përshtypje të paharrueshme te dëgjuesit. Ajo jo vetëm këndon, ajo në të vërtetë e “rrëfen” këngën.”

Vëllkana Stojanova lindi në fshatin Ljulin, rajonin e qytetit Jamboll. Dhuntinë muzikore e trashëgoi nga stërgjyshërit. Jo një herë ajo thoshte se “që kur e mbaj mend - gjithnjë këndoj. Nëna ime ishte një burim i pashtershëm i këngëve, dhe kur unë këndova qetë me të, babai gjithnjë më korrigjonte. Më pëlqenin këngët që kishin bukuri, guxim, fisnikëri. Më duket se kënga popullore është shkolla më e mirë.” Repertori i këngëtares së njohur përfshinte më shumë se 350 kryevepra nga krahina folklorike e Trakisë, një pjesë prej të cilëve janë në “Fondin e Artë” të Radios Kombëtare Bullgare. Talenti i saj prej interpretuesi është veçanërisht mbresëlënës në këngët e ngadalta sidomos në shoqërimin e fyelltarin Nikolla Gançev.

Këngëtarja Vëllkana Stojanova është edhe ndër interpretuesit e parë të cilët regjistruan këngë popullore edhe mbi pllaka të gramafonit. Ajo qëndroi para mikrofonit në vitin 1936, e shoqëruar me orkestrën e një muzikanti po aq të famshëm - klarinetistit Ramadan Llollov. Më vonë, ajo ishte ndër kandidatet e para të miratuara për Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore - Sofja, që në vitin 1951 – vitin e themelimit të tij. Dhe drejtori dhe themelues kryesor artistik, kompozitori Filip Kutev, shpeshherë ia caktonte detyra krijuese. Pasuan turne triumfues nëpër botë, ku ajo u shfaq si soliste dhe pjesë e korit, duke prezantuar me sukses pasurinë e mahnitshme të këngëve popullore bullgare.

Todor Todorov i cili punonte për dekada si Drejtor Teknik i Ansamblit “Filip Kutev”, mik i vjetër dhe njohës i aftësive të saj performuese, ndan kujtime personale:

“Vëllkana Stojanova e njoh prej kohësh, kemi qenë shumë shpesh bashkë. Në moshën 13 vjeçare bëri regjistrimet e para të këngëve të saj trake në studion e kompanisë diskografike “Arfa”. Gjithashtu ishte mësuese në Shkollën Kombëtare të Arteve Popullore “Filip Kutev” – Kotell. Ajo ishte shumë i etur për të dëgjuar çdo detaj të tekstit kur këndonte.Ishin shumë të afërt me këngëtaren Verka Siderova, për të cilën Vëllkana ishte një shembull. Kontributi i saj është shumë i madh. Vëllkana Stojanova ishte një person që i dha shumë folklorit bullgar, Ansamblit “Filip Kutev”. Ajo këndoi pothuajse në të gjithë botën, në shumë salla të famshme. Mund të thuhet shumë më tepër për Vëllkana Stojanovën, por është më mirë të dëgjohet më shumë - ka diçka unike në zërin e saj.”

Këngëtarja popullore u nda nga jeta në vitin 2009. Edhe pasi u largua nga skena, ajo ruajti dashurinë dhe njohjen e publikut. Në vitin 1995, qyteti Strallxha u dha një skenë ndjekësve të saj të talentuar në Konkursin e Parë Kombëtar “Me këngët e Vëllkana Stojanovës”. Ajo ishte fituese e çmimit prestigjioz “Nestinarka” - 1992 për merita në artin tonë tradicional. Do të përfundojmë me disa fjalë të tjera të thëna nga Todor Todorov: “Kujtimi për këngëtaren Vëllkana Stojanova do të jetojë sa të jetë Bullgaria, sa të ketë kënga popullore. Ajo është një standard i këngës tradicionale bullgare.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD