Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

19 korriku është Dita e Diplomacisë Bullgare

Ambasadori Valeri Jotov: Tregtia midis Bullgarisë dhe Bosnjë-Hercegovinës u rrit me 27%

Diplomacia kulturore është baza më e mirë për zhvillimin e marrëdhënieve ndërshtetërore

Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Sarajevë

Bullgaria është vendi i parë që njohu Bosnjën dhe Hercegovinën e pavarur dhe sovrane në fillim të vitit 1992. Marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve u vendosën në janar 1996 dhe dy muaj më vonë u hap Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Sarajevë. Ambasada e Bosnjës dhe Hercegovinës në Sofje u hap në maj 2006. Deri më sot, nuk ka çështje të hapura në marrëdhëniet dypalëshe dhe Bullgaria është e gatshme të ndajë mësimet e anëtarësimit të saj në BE, duke lehtësuar kështu rrugën e integrimit evropian të shtetit ballkanik. Sipas fjalëve të Ambasadorit bullgar në Sarajevë, Valeri Jotov, diplomacia kulturore është "baza më e mirë mbi të cilën mund të zhvillohen marrëdhëniet diplomatike dhe politike". Prandaj, Ambasada bullgare bashkëpunon aktivisht me institucione si Instituti Shtetëror i Kulturës i Ministrisë së Punëve të Jashtme për një sërë projektesh, qëllimi i të cilave është promovimi i Bullgarisë në botë. Në ditën e diplomacisë bullgare - 19 korrik, në Sarajevë do të prezantohet ekspozita "Diplomacia dhe arti" me rastin e 140 vjetorit të Shërbimit Diplomatik Bullgar.

“Bëhet fjalë për vepra të autorëve më të shquar bullgarë, të cilat zbukurojnë muret e rezidencave dhe ambasadave të përdorura nga diplomatët tanë në mbarë botën. Ekspozita është e rëndësishme edhe për shkak të një rasti tjetër, me anë të saj festojmë 30 vjetorin e njohjes së Pavarësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës nga Bullgaria. Ne jemi të parët në botë që e kemi bërë këtë më 15 janar 1992”, kujton Ambasadori bullgar, i cili е kryesoi misionin tonë diplomatik në Sarajevë gati dy muaj më parë.”

Një nga angazhimet e tij të para si ambasador ishte hapja e shkollës në Petrovo Pole, e rinovuar me fondet e Ndihmës Zyrtare Bullgare për Zhvillim - programi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, përmes të cilit Bullgaria ofron mbështetje financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Vetëm këtë vit kemi pranuar më shumë se 150 projekte në ambasadë për të cilat janë kërkuar financime në kuadër të këtij programi”, tha Ambasadori Valeri Jotov.

“Mund të them se projektet e financuara me grantin bullgar për mbështetjen e fëmijëve dhe të grupeve të pafavorizuara janë pritur shumë mirë dhe krijojnë autoritet dhe shikueshmëri për vendin tonë. Ambasada në Sarajevë punon në mënyrë aktive mbi projekte për rinovimin e shkollave dhe kopshteve dhe mbi projekte në fushën e digjitalizimit me Universitetin e Sarajevës” – vuri në dukje Ambasadori bullgar.

Komuniteti bullgar në Bosnje dhe Hercegovinë është i vogël, është i përbërë kryesisht nga njerëz që punojnë në institucione ndërkombëtare ose që janë fëmijë të martesave të përziera. Kontingjenti ushtarak bullgar në vend është më i madhi jashtë vendit. Ai kujdeset për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ka një tendencë të favorshme në marrëdhëniet ekonomike dypalëshe midis Bullgarisë dhe Bosnje-Hercegovinës, pavarësisht efekteve negative të pandemisë dhe luftës me Ukrainën.

“Statistikat në Bosnje dhe Hercegovinë konfirmojnë se në vitin 2021 tregtia mes dy vendeve tona është rritur me 27%, kemi një saldo pozitive tregtare”, theksoi Ambasadori bullgar atje. Fushat në të cilat mund të përmirësohet bashkëpunimi janë industria e specializuar dhe automobilistike /prodhimi i pjesëve të këmbimit/, industria ushqimore, ndërtimi dhe veçanërisht turizmi”.

Një problem i ndërsjellë është mosnjohja e mundësive turistike dhe mundësive për pushim në dy vendet tona. Prandaj le t’u bëjmë një thirrje turoperatorëve bullgarë për të kontaktuar më shumë me kolegët e tyre në Bosnjë e Hercegovinë për të pasuruar destinacionet që ofrojnë, në mënyrë që shkëmbimi turistik mes dy vendeve të përmirësohet.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD