Në më pak se gjysmë ore u zhvillua takimi i parë i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) me “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) në lidhje me fillimin e negociatave për krijimin e një qeverie të re me mandat të BSP-së. Ne nuk e kemi komentuar përbërjen personale të kabinetit para bisedimeve me partnerët e tjerë dhe nuk kemi mbështetjen e 121 deputetëve, tha kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova.
PP kanë kërkuar që negociatat të vazhdojnë derisa të miratohen në Parlament ndryshimet në legjislacionin kundër korrupsionit.
Ninova shtoi se përpjekjet për rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë dhe bisedimet me të gjithë furnizuesit e mundshëm të gazit, përfshirë Gazpromin, janë përfshirë në programin e qeverisjes së ardhshme. Ajo nuk përjashtoi zgjedhjet e parakohshme, nëse negociatat dështojnë.Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..