Në më pak se gjysmë ore u zhvillua takimi i parë i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) me “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) në lidhje me fillimin e negociatave për krijimin e një qeverie të re me mandat të BSP-së. Ne nuk e kemi komentuar përbërjen personale të kabinetit para bisedimeve me partnerët e tjerë dhe nuk kemi mbështetjen e 121 deputetëve, tha kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova.
PP kanë kërkuar që negociatat të vazhdojnë derisa të miratohen në Parlament ndryshimet në legjislacionin kundër korrupsionit.
Ninova shtoi se përpjekjet për rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë dhe bisedimet me të gjithë furnizuesit e mundshëm të gazit, përfshirë Gazpromin, janë përfshirë në programin e qeverisjes së ardhshme. Ajo nuk përjashtoi zgjedhjet e parakohshme, nëse negociatat dështojnë.Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..