Në më pak se gjysmë ore u zhvillua takimi i parë i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) me “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) në lidhje me fillimin e negociatave për krijimin e një qeverie të re me mandat të BSP-së. Ne nuk e kemi komentuar përbërjen personale të kabinetit para bisedimeve me partnerët e tjerë dhe nuk kemi mbështetjen e 121 deputetëve, tha kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova.
PP kanë kërkuar që negociatat të vazhdojnë derisa të miratohen në Parlament ndryshimet në legjislacionin kundër korrupsionit.
Ninova shtoi se përpjekjet për rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë dhe bisedimet me të gjithë furnizuesit e mundshëm të gazit, përfshirë Gazpromin, janë përfshirë në programin e qeverisjes së ardhshme. Ajo nuk përjashtoi zgjedhjet e parakohshme, nëse negociatat dështojnë.Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria..