Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numri i të infektuarve me Covid po rritet me shpejtësi

Diseases (NIAID)
Foto: EPA/BGNES

2292 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Statistikisht rastet janë rritur me 1875 veta krahasuar me një ditë më parë. 63.4% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 25% e 9234 testeve të kryera janë pozitive. Treguesi i ¼ prej të testuarve pozitiv mbetet për të tretën ditë radhazi, sipas portalit coronavirus.bg.

Rastet aktive u rritën me 740 në 12 862. 247 të infektuar u shtruan në spitale. 177 prej tyre ose 71.7% nuk ishin të vaksinuar. Të shtruarit u rritën me 143 në 740. Janë 37 të infektuar në terapi intensive.

Gjatë ditës janë regjistruar 7 vdekje me COVID-19. Të gjithë të vdekurit nuk kanë qenë të imunizuar. Janë shëruar 1545 veta. Të hënën janë administruar 2860 vaksina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD