Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petja Petkova – një sirenë e vërtetë në qendër të Sofjes

Akademia e parë për sirena në Bullgari i kthen përrallat në realitet

Petja Petkova
Foto: atlana.bg

"Njerëzit kanë gjithnjë e më shumë nevojë për diçka përrallore dhe emocionuese që ata mund ta bëjnë me lehtësi në jetën e tyre të përditshme," thotë Petja Petkova, një sirenë e vërtetë që e takojmë në qendër të Sofjes. Është e drejtë, sirenat ekzistojnë - jo vetëm në folklorin mitik të shumë kulturave, në zakonet e Ditës së Spasit apo në përrallat e fëmijëve, por edhe në një pjesë më të bukur, gjallëruese dhe të dobishme të përditshmërisë së secilit prej nesh.

Për këtë është e domosdoshme një dëshirë, imagjinatë dhe mjeshtëri bazë për të notuar. Kurse vendi në të cilën përralla gjallërohet është Akademia e parë për Sirena në Bullgari, të cilën bullgarja e re e themelon pikërisht përpara një viti. Sepse dhe në kohën e Covid pandemisë ëndrrat mund të realizohen.


“Ajo që ne bëjmë është të mësojmë të vegjël dhe të mëdhenj sesi të notojnë me bisht sirene.Teknikisht ai përbëhet nga dy komponentë - është mono lopata, pjesa më themelore e pajisjes që na jep fuqinë dhe shtytjen për të notuar, dhe sigurisht pjesa e bukur lart, vetë bishti, i cili mund të jetë në një larmi ngjyrash dhe stilesh. Mono lopata është më e lehtë dhe me një formë më të ndryshme nga kjo e zhytësve apo noterëve profesionistë. Vet ekipi është i parrezikshëm - vihet dhe hiqet shumë shpejt, nuk peshon mbi këmbë dhe nuk të lodh në mënyrë të veçantë. Shumë shpesh gjatë ardhjes së parë, njerëzve u është shumë e çuditshme që të notojnë me këmbë të afruar njëri pas tjetrit, por pjesa më e madhe e njerëzve mësohen shumë shpejt sikurse gjatë gjithë jetës së vet kanë qenë sirena dhe kanë notuar në këtë mënyrë.”

Të shikosh realizimin e ëndrrës së ndonjë njeriu tjetër është shumë më mirë nga çdo gjë - thotë Petja Petkova. Përveç një përjetimi të cilin mund ta provosh njëherë, që të ndihesh se çfarë është që të notosh me bisht, kjo mund të kthehet dhe në një sport të rregullt për një formë të mirë me një dozë të mjaftueshme të një magjie. Kurse kufizime ka vetëm për më të vegjlit.

“Vet stili mbështetet kryesisht mbi lëvizjen me tërë trupin, i cili  përkulet si një valë që nga shpatullat përmes ijëve dhe barkut deri në majën e bishtit, i cili i jep një shtysë me të cilën noton – shpjegon Petja. - Kjo lëvizje ngarkon shumë barkun dhe këmbët. Për shembull notimi në kurriz me bisht është një presë e përhershme të barkut në ujë dhe është një ushtrim i shkëlqyer.”

Përveç kësaj praktika ka treguar se në sajë të bishtit të sirenës evitohet frika nga uji, zhytja nën ujë dhe vështirësi të ndryshme në not. Dhe jep si shembull dy prej fëmijëve, të cilët kanë vizituar akademinë dhe të cilët notojnë shumë më mirë si sirena sesa si njerëz. “Instinkti tek fëmijët drejt anës përrallore dhe magjike del se është më i fortë se vështirësitë tona si njerëz. Mbase  kjo është magjia e sirenave”- me shaka thotë Petja.
Sirena mund të jetë dhe në ujëra të hapura gjatë disa kushteve - një det krejtësisht i qetë, gjithmonë në praninë e ndonjë tjetri dhe me një llogari të qartë se deri ku arrijnë mundësitë tuaja të një noteri, sqaron Petkova.

“Në fakt, duke parë një video me sirena, të cilat notojnë mes peshkaqenë, me breshka dhe banorë të tjerë të oqeanitunë vet përpara viteve u frymëzova dhe u pasionova pas këtij lloji noti.”

Në kulturën tonë të njohur pamja e sirenës paraqitet për herë të parë gjatë vitit 1911 në një film amerikan me një metrazh të shkurtër, kurse gjatë viteve 40 të shekullit të 20 në Florida është inauguruar dhe teatri i parë nën ujë për sirena në Weeki Wacheе. Dhe deri më sot vendi është i njohur si “qyteti i sirenave”. 

Në Bullgari ka interes, por ne jemi akoma në fillim dhe tani e tutje do të ketë gjëra interesante dhe kureshtare, është kategorike Petja. Gjëja më e shpejtë është vizitë në Akademinë e Sirenave në qytetin Burgas. Kurse bishtat e ekipit mund ti dalloni në videon e fundit të këngëtares Rut Koleva “Wassup”. “Kjo është një hobi, e cila u lejon njerëzve të bëjnë diçka, që iu sjellë kënaqësi pa u interesuar shumë nga mendimi i të tjerëve. Njerëzit kanë një nevojë gjithnjë e më të madhe prej një përralle në jetën e vet”, na thotë si përfundim bullgarja Hannah Fraser.

(Australiania Hannah Fraser është një nga emrat më të njohur në botën e sirenave sot. Videot e saj po ngjallin interes për këtë lloj noti në mbarë botën.)

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: atlana.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD