Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtarët bullgarë dhe ndërkombëtarë po krijojnë një homolog digjital të Oqeanit Botëror

Foto: ocean-twin.eu

Një ekip shkencor i Universitetit Teknik - Varna merr pjesë në projektin në shkallë të gjerë ILIAD, qëllimi i të cilit është krijimi i një homologu digjital të Oqeanit Botëror, i cili lejon komunikimin e njëkohësishëm me sistemet dhe modelet nga bota reale.Në këtë mënyrë, bazuar në informacionin e mbledhur me ndihmën e intelektit artificial, do të merren vendime për lehtësimin e trafikut të anijeve. Përpjekjet e shkencëtarëve prej 18 shteteve ndihmohen nga Programi “Horizont 2020”, i cili iu ndan një buxhet të përbashkët me vlerë 19 milionë euro.

Detyra e ekipit bullgar është të zhvillojë një homolog digjital të Gjirit të Varnës dhe të kanaleve të lundrimit që e lidhin atë me liqenin e Varnës (në pjesën verilindore të vendit). Kështu, modelet kompjuterike të proceseve në gji do të ndihmojnë lundrimin e anijeve në kushte të pafavorshme të motit dhe do të përmirësojnë sigurinë e tyre. Pritja për një mot më të favorshëm për kalimin e mjeteve lundruese nëpër kanale do të reduktohet ndjeshëm.

“Intelekti artificial përdoret për vlerësimin e rrezikut - tregon profesori Todor Gançev, drejtues i ekipit shkencëtar bullgar. - Ne krijojmë një instrument, me të cilin në një perimetër më të vogël - për shembull 1 kilometër kuadrat, të vlerësojmë dukshmërinë, forcën dhe drejtimin e erës dhe në këtë mënyrë të mund të sigurojmë hartën shifrore të rreziqeve.  Me ndihmën e saj drejtuesit të trafikut do të llogarisin se cilat manovra të lejojnë. Një mundësi tjetër të sistemit tonë lejon ndjekjen e objekteve të çuditshme në ujë - një enë të rënë, Zoti na ruajt, minë, ose thjesht një tufë kandil deti. Në përgjithësi në kuadrin e një mjedisi simulues në një kohë reale ne rishikojmë të gjitha rreziqet dhe krijojmë një mjet kështu që dispeçerët të marrin një vendim të informuar.”

Laboratori i kërkimit të inteligjencës artificiale në Universitetin Teknik të Varnës zhvillon projekte të tjera në kuadër të programeve evropiane dhe kombëtare në drejtime të ndryshme. Njëra prej tyre është se si teknologjitë marrin parasysh gjendjen aktuale të personit - nëse ai është i vëmendshëm, a është ai i përqendruar, cila është gjendja e tij emocionale, cili është kapaciteti i tij njohës.


Teknologjitë kanë përparuar kaq shumë saqë trupi i njeriut është i integruar me to - thotë akoma profesori Todor Gançev në një intervistë për BNR-Varna. - Kjo mundet të përdoret për shembull për shërimin e problemeve me sistemin muskulor skeletor, për zëvendësimin e gjymtyrëve të cilat mungojnë, kurse nganjëherë dhe për kompensimin e deficiteve mentale. Kështu që, teknologjitë në vetëvete nuk janë të mira ose të këqija dhe në një shkallë të madhe njerëzit vendosin sesi ti përdorin.”

Sipas shkencëtarit, inteligjenca artificiale duhet të përdoret si një teknologji plotësuese për të mbështetur vendimmarrjen.Në këtë fazë, ai ka deficite që lidhen me integrimin në kornizat sociale dhe morale të shoqërisë”, shpjegon ai. Kurse themelorja mes tyre është se akoma nuk disponojmë me një mekanizëm universal, përmes të cilit të mund të dallojmë të mirën e të keqen.


“Teknologjitë janë instrumente, me të cilat njerëzit duhet të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre dhe zhvillimin e shoqërisë - është i bindur profesori Todor Gançev. - Dhe meqenëse ka rreziqe të shumta, që prej 3 vjetëve ekziston një rrjet evropian, i orientuar drejt krijimit të intelektit artificial, i cili është së pari i parashikueshëm dhe së dyti qëllimmirë dhe krejtësisht në ndihmë të njerëzve. Përpjekjet e kësaj bashkësie janë që të mund të fusin standarde dhe rregullime gjatë studimeve në fushën e intelektit artificial.”

Është dëshmuar se, në një sistem elementi më i pasigurt është zakonisht njeriu, sepse ai shfaq minimum 20% pasiguri në çdo gjë që bën. Derisa makinat e privuar nga emocione lejojnë bërjen e shumë më pak gabimeve. Shkencëtarët modern  i vendosin teknologjitë në tre kategori - shumë më të mira se njeriu (për shembull gjatë përpunimit dhe kodimit të informacionit), të barazuar me mundësitë njerëzore dhe të dominuar prej nesh. Për fat të njerëzimit, ai akoma dominon jo vetëm gjatë kërkimit të zgjidhjes së detyrave të keq përcaktuara, por edhe në fusha të tilla si arti ku kërkohet kreativitet, zgjuarsi dhe një frymë kërkuese.

Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistës së Doroteja Nikollovës, BNR-Varna/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: ocean-twin.eu




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD