Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëse ka zgjedhje të parakohshme, Presidenti dëshiron që ato të jenë në tetor

Presidenti Radev
Foto: BGNES

Pas kthimit të tij nga Mali i Zi në Aeroportin e Sofjes, Presidenti Rumen Radev shprehu shqetësimin se nëse Parlamenti shpërndahet para fundit të korrikut, shumë çështje të rëndësishme për vendin do të mbeten të pazgjidhura.

Brenda ditëve ai do t'i dorëzojë një mandat eksplorues grupit të dytë parlamentar më të madh - GERB-SDS, premtoi Kreu i Shtetit. Nëse mandati i dytë kthehet, siç premtoi opozita, Radev do të bëjë konsultime për të vendosur se kujt t’ia japë mandatin e tretë për të formuar qeverinë.

“Nëse vendimi i partive është sërish zgjedhje të parakohshme, e konsideroj të arsyeshme që zgjedhjet të mbahen në fillim të tetorit”, tha Kreu i Shtetit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD