Po presim që numri i rasteve të koronavirusit të rritet, tha për Bulgaria ON AIR Prof. Iva Hristova, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare.
“Në Ministrinë e Shëndetësisë u zhvilluan bisedime intensive dhe brenda dy ditësh do të shpallen rezultatet dhe masat e reja kundër përhapjes së Covid-19. Së paku maskat të jenë të detyrueshme kudo në vendet publike”, tha Hristova.
Gjithnjë e shumë rrethe në vend po kalojnë në zonën e verdhë për sa i përket nivelit të sëmundshmërisë në baza dy javore, njoftoi qendra. Incidenca e infeksionit me koronavirus në baza dy javore në vend është 129 infeksione të reja për 100 000 banorë.Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..