Më shumë se 1.3 miliardë euro, të cilat Bullgaria duhet të marrë këtë vit sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, pritet të hyjnë në thesar në vjeshtë, njoftoi Ministria e Financave.
Nuk ka vonesa të pagimit të mjeteve në kuadrin e Planit. Vendi i ka vendosur vetes synimin që të mbledhë të gjitha dokumentet e nevojshme në përgatitje të kërkesës për pagesën e parë deri në fund të korrikut. Sipas rregullores, Komisioni Evropian ka 2 muaj kohë për të vlerësuar dokumentet e paraqitura përpara se të kryejë pagesën, saktëson Ministria.
Edhe përgatitja e kërkesës së dytë për pagesë me vlerë mbi 724 milionë euro nuk është ngadalësuar tani për tani, por duhet të miratohen 22 masa legjislative deri në fund të vitit 2022.Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...
“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..
Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të..