Më shumë se 1.3 miliardë euro, të cilat Bullgaria duhet të marrë këtë vit sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, pritet të hyjnë në thesar në vjeshtë, njoftoi Ministria e Financave.
Nuk ka vonesa të pagimit të mjeteve në kuadrin e Planit. Vendi i ka vendosur vetes synimin që të mbledhë të gjitha dokumentet e nevojshme në përgatitje të kërkesës për pagesën e parë deri në fund të korrikut. Sipas rregullores, Komisioni Evropian ka 2 muaj kohë për të vlerësuar dokumentet e paraqitura përpara se të kryejë pagesën, saktëson Ministria.
Edhe përgatitja e kërkesës së dytë për pagesë me vlerë mbi 724 milionë euro nuk është ngadalësuar tani për tani, por duhet të miratohen 22 masa legjislative deri në fund të vitit 2022.Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..