1308 janë të sapo infektuarit me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është rritur me 1052 në krahasim me një ditë më parë. Mbi 62% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 17,8% e 7,368 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 18,7% të treguesit të hënën, sipas portalit coronavirus.bg.
Rastet aktive ranë me 1,773 në 9,091. 122 persona të infektuar u shtruan në spitale. 86 prej tyre, ose 70.49%, nuk janë të vaksinuar. Numri i të shtruarve u rrit me 5 në 456. Janë 33 të infektuar në terapi intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5 vdekje me Covid të konstatuar. Të gjithë të vdekurit nuk ishin imunizuar. Janë shëruar 3076 persona. Të hënën janë bërë 2178 vaksina. Janë 2 076 016 persona me imunizim të përfunduar.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..