Në një seancë dëgjimore në Nënkomisionin për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Parlamentin Evropian, kryetari i Komitetit Ushtarak të BE-së, Gjen. Robert Briger, nuk përjashtoi përfshirjen e vendeve të tjera evropiane në luftën në Ukrainë. Pyetjes së eurodeputetes bullgare Elena Jonçeva se cila është mundësia që vendet baltike, Polonia, Bullgaria dhe Rumania të përfshihen në konflikt, ai iu përgjigj se sa më e bashkuar është BE-ja për mbrojtjen e Ukrainës, aq më të mëdha janë shanset që lufta të ketë një rezultat të pranueshëm për Kievin dhe BE-në.
Udhëheqja ushtarako-politike ruse po diskuton mundësinë e nisjes së një sulmi bërthamor në Ukrainë, tha Aleksej Arestoviç, këshilltar i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski. "Unë shoh disa dokumente ruse... Atje ata po diskutojnë një sulm bërthamor dhe të gjithë e kanë të qartë se kjo është çmenduri dhe nuk duhet ta lejojnë në asnjë rrethanë," tha Arestoviç, cituar nga UNIAN.
Këshilltari i presidentit amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se mbështetja e SHBA për Ukrainën do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, ai theksoi se "Shtetet e Bashkuara po punojnë me Ukrainën për një strategji për ta ndihmuar atë si gjatë luftës për të rimarrë territorin e saj, ashtu edhe në negociatat me Rusinë".
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..