Portieri me rrënjë bullgare (i lindur në një familje bullgaro-ruse) Aleksandër Georgiev nënshkroi kontratë me kampionin e Ligës Kombëtare të Hokejit, Kolorado. Kontrata e Georgiev është trevjeçare në vlerën e 10.2 milionë dollarëve. 26 vjeçari Georgiev, ka 28 ndeshje për Nju Jork Rangers sezonin e kaluar. Gjatë kampionatit të kaluar, portieri i lindur në qytetin danubian Ruse shpëtoi mesatarisht 2.92 gola për ndeshje në Ligë, njofton BTA.
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..