Në Vatrën e Kulturës “Niva 1898” në fshatin Ballvan të Bullgarisë Veriore më 9 korrik organizohet Festa e Byrekut nën moton “Byreku gjatë ditëve të javës dhe festave”.
Padyshim, byreku është një nga simbolet më të shquara të kuzhinës bullgare dhe çdo rajon ka mënyrën e tij specifike të përgatitjes. Prandaj gjatë gjithë ditës do të prezantohet dhe do të promovohet shumëllojshmëria e këtij specialiteti të preferuar bullgar me varietetet tipike të zonës së qytetit Veliko Tërnovo – byrekë të kripur, të ëmbël, me mish, me perime.Çdo byrek do të shoqërohet me recetën e tij, ndërsa një juri do të vlerësojë gatimet dhe do të japë çmime për byrekët më të shijshëm.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: radiovelikotarnovo.com
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..