Në një seancë gati 12-orëshe, Këshilli i Lartë Gjyqësor refuzoi t'i japë fund të parakohshëm mandatit të kryeprokurorit.Vetëm dy nga anëtarët e këshillit ishin “për” largimin e Ivan Geshevit. Që të gjithë 16 të tjerët votuan “kundër”. Debatet për kërkesat e ministres në dorëheqje të Drejtësisë Nadezhda Jordanova dhe paraardhësit të saj Janaki Stoillov për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të kryeprokurorit Ivan Geshev ishin me tonë të mprehtë.
Akoma para diskutimit thelbësor, akuzuesi numër një bëri të ditur se, arsyet dhe motivet për të kërkuar largimin e tij janë politike për të kontrolluar prokurorinë. Ministrja e Drejtësisë u përgjigj se këmbëngulja për respektimin e Kushtetutës dhe të ligjeve nuk është kontroll i prokurorisë, por shtet ligjor.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..