Nis një fushatë e gjerë kundër drejtimit të automjeteve nën ndikimin e substancave narkotike. Kështu ka bërë të ditur në një konferencë të jashtëzakonshme kryeministri në dorëheqje Kirill Petkov.
"Ne vendosëm t'u shpallim luftë të gjithë recidivistëve pas timonit, veçanërisht atyre që drejton automjete nën ndikimin e drogës," tha Petkov. Masa është shpallur pas aksidentit të rëndë mbrëmjen e së martës në Sofje, ku humbën jetën dy vajza të reja. Shoferi - ish-futbollisti i Levskit, Georgi Semerxhiev, i cili ka rreth 50 kundërvajtje në rrugë, është larguar nga vendi i krimit, ndërsa një punonjëse e Policisë e ka ndihmuar të fshihet, por më vonë është arrestuar. Ministri i Brendshëm në dorëheqje, Bojko Rashkov, njoftoi se Semerxhievit i është hequr patenta që nga viti 2005, por deri më sot ka vozitur automjete të ndryshme. Në makinën e tij u gjet një llambë blu dhe një shkop policie.
Sot në mbrëmje qytetarët do të protestojnë sërish në Sofje në vendin e aksidentit të rëndë.Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..