Nis një fushatë e gjerë kundër drejtimit të automjeteve nën ndikimin e substancave narkotike. Kështu ka bërë të ditur në një konferencë të jashtëzakonshme kryeministri në dorëheqje Kirill Petkov.
"Ne vendosëm t'u shpallim luftë të gjithë recidivistëve pas timonit, veçanërisht atyre që drejton automjete nën ndikimin e drogës," tha Petkov. Masa është shpallur pas aksidentit të rëndë mbrëmjen e së martës në Sofje, ku humbën jetën dy vajza të reja. Shoferi - ish-futbollisti i Levskit, Georgi Semerxhiev, i cili ka rreth 50 kundërvajtje në rrugë, është larguar nga vendi i krimit, ndërsa një punonjëse e Policisë e ka ndihmuar të fshihet, por më vonë është arrestuar. Ministri i Brendshëm në dorëheqje, Bojko Rashkov, njoftoi se Semerxhievit i është hequr patenta që nga viti 2005, por deri më sot ka vozitur automjete të ndryshme. Në makinën e tij u gjet një llambë blu dhe një shkop policie.
Sot në mbrëmje qytetarët do të protestojnë sërish në Sofje në vendin e aksidentit të rëndë.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në vendet perëndimore do të ketë reshje shiu, më të theksuara në jugperëndim të Bullgarisë. Do të..
Pas bisedimeve me Komisionin Evropian, u mor vendim që të shqyrtohet zbatimi i të gjitha projekteve të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe të hiqen prej tij ato që nuk kanë mundësi të realizohen, njoftoi zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev..
Ndërtimi i njësive të 7 dhe të 8 të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”është një hap kyç drejt garantimit të sigurisë energjetike të Bullgarisë. Ky qëndrim u shpreh nga kryeministri Rosen Zheljazkov në një takim me një delegacion nga Hyundai..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..