Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Asociacioni Kulturor Bullgar bashkon komunitetin e shumtë bullgar në Belgjikë

Foto: @acbenbelgique

Më shumë se një herë kemi prekur temën e emigrimit në Perëndim ose përtej Oqeanit, në kërkim të një jete më të rregulluar, të punës dhe aftësisë njerëzore më të vlerësuar dhe të shpërblyer. Shkaqet për këtë zgjedhje, si dhe statistika negative demografike, po kështu kanë qenë objekt i jo një analize të vetme.

Por, lexuesit tanë e dinë shumë mirë se, krahas problemeve me të cilat ndeshemi në Bullgari dhe jashtë kufirit mundohemi të ofrojmë dhe shembujt e mirë për bashkatdhetarët tanë, të cilët i kanë kushtuar një pjesë nga koha e tyre e lirë mirëqenies së komuniteteve bullgare në mbarë botën.  Një shembull i tillë është dhe Tanja Staneva - financiere, e cila jeton në Bruksel, punon në një qendër personale arsimore, kurse gjatë kohës tjetër është një pjesë nga Asociacioni Kulturor Bullgar. Me ndihmën e bashkëmendimtarëve të tjerë me profesione të ndryshme - shkrimtar, gazetar, IT-specialist, jurist, mësues, politolog e të tjerë, ajo organizon një sërë ngjarjesh me të cilat afron dhe bashkon bashkësinë bullgare në Belgjikë.

“Ajo të cilën unë e di nga ambasadori bullgar në Belgjikë është se në vend janë rreth 50 000, ku vetëm në Bruksel janë rreth 15 000. Në kryeqytet ka dhe Shkollë Bullgare “Pejo Javorov”, në të cilën mësojnë 350 ose 360 fëmijë, shënoi në intervistën për Radio Bullgarinë Tanja Staneva.

I krijuar gjatë vitit 2017, asociacioni përjeton peripeci të shumta, derisa të afirmohet. Akoma nuk disponon një godinë personale.

“Unë iu bashkova një grupi njerëzish të rinj, të cilët ishin shumë të sigurt dhe këmbëngulës.I shkruam disa letra ministrive dhe institucioneve të tjera në Bullgari, në lidhje me një ndërtesë që e gjetëm dhe e konsideruam të përshtatshme për shtëpi të asociacionit. Është e panevojshme të thuhet se asgjë nuk doli nga kjo, sepse institucionet filluan të zhvendosnin përgjegjësinë për të, gjë që na bëri të heqim dorë nga shfrytëzimi i saj. Kështu, për çdo eveniment duhet të marrim me qira ambiente të llojeve të ndryshme.”


Një nga evenimentet më emocionuese, të cilat i organizoi asociacioni është Festivali i Librit Bullgar. Sipas fjalëve të Tanjës, forumi nuk ka një analog të vet në asnjë vend tjetër të botës, sepse përveç takimeve me disa prej autorëve më në zë vendas, u lejon bullgarëve të zgjedhin dhe të blejnë libra të rinj bullgar më emocionues. Pavarësisht dhe me përmasa më modeste, tregu i librave sivjet po kështu ka gëzuar një interes të madh.


“Më kujtohet se, vjet, posaçërisht për të nga Bullgaria mbërritën një ton e gjysmë librash, një pjesë e madhe e të cilëve duhej t'i kthenim, pasi nuk mund të shiteshin. Në Bruksel është krijuar një bibliotekë, e emërtuar “Sofja”- tregon Tanja Staneva. - Biblioteka disponon mjete për blerjen e librave të rinj, zgjedhim se cilat prej të tjerave mund tu shpiem, që të mund të merren dhe të lexohen prej bullgarëve.”

Gjatë vitit të kaluar shoqata ishte motori kryesor i një ngjarjeje, kushtuar 24 majit-Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit Bullgar, Shkencës dhe Kulturës dhe të Letërsisë Sllave. Ajo quhet “Germat Bullgare në Belgjikë” dhe është një pjesë nga projekti i fondacionit “Lexo Sofja”- “Germat e Fshehura”. 


Ajo përfaqëson shtatë stola, të krijuara në formën e shkronjave që nuk kanë analog në alfabetin grek ose latin - ж, ч  ш, щ, ъ, ю, я.Deri në momentin e fundit, ngjarja ishte nën një pikëpyetje për shkak të pandemisë dhe problemeve të financimit, kujtohet Tanja.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/ Association Culturelle Bulgare en Belgique




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD