Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

INSAIT tërhoqi një shkencëtar të nivelit botëror në Bullgari

Prof. Luc Van Gool
Foto: verve.vc

Prof. Luc Van Gool, një studiues me famë botërore dhe një nga shkencëtarët më të shquar në fushën e vetë-mësimit makinerik dhe vizionit kompjuterik, i bashkohet ekipit të INSAIT - Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji në Sofje. Tërheqja e tij do ta lejojë INSAIT, instituti i parë i këtij lloji në Evropën Lindore, i cili është pjesë e Universitetit të Sofjes, të zhvillohet si një qendër botërore në një nga sferat më strategjike shkencore dhe teknologjike - inteligjenca artificiale, njoftoi instituti.

Anëtarësimi i profesorit belg është falë mbështetjes financiare të kompanisë lider bullgare të IT-së, e cila siguron 2 milionë euro për pagën e shkencëtarit në 5 vitet e ardhshme.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Numri i studentëve të huaj në Bullgari është dyfishuar në një dekadë

Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit (NACID) për vitin 2024, të publikuara në..

botuar më 25-04-16 4.01.MD

Nga mbi 400 aplikantë, 10 praktikantë u përzgjodhën për INSAIT

Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të..

botuar më 25-04-16 12.08.MD

Bullgaria korr suksese në EXPO 2025 në Japoni

Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha..

botuar më 25-04-15 3.55.MD