Në të kaluarën në zonën “Mesarite” pranë qytetit të sotëm bregdetar bullgar Sozopoll, shtrihej territori periferik i kolonisë së lashtë greke Apolonia Pontijska. Në këtë vend janë zbuluar gjurmë të godinave, pajisje të ndryshme për varreza, vatra rriti dhe një rrugë e formuar mirë nga periudha e shekujve 5-4 përpara lindjes së Krishtit.
Vitet e fundit, një ekip arkeologësh të udhëhequr nga docentja doktoresha Krëstina Panajotova dhe doktori Aleksandër Baralis, gjetën mbetjet e gjithsej 6 godinave të ndërtuara me gurë të grimcuar dhe baltë. Gjatë ngritjes së mureve në lartësi janë përdorur gjithashtu tulla dhe për të mbuluar ndërtesat janë përdorur qeramidhe të sheshta korintiane dhe tjegulla.
Por, sipas docentes, doktoreshë Krëstina Panajotova, një interes të veçantë përbën rruga antike, e cila lidh qytetin e dikurshëm me territorin në jugperëndim, të zënë kryesisht me prona periferike dhe zhvillime minerare. Kureshtarja në këtë rast është se, rruga ka qenë e mbuluar me gurrëza të vogla dhe rreth e rrotull kanë qenë ndërtuar pronat jashtë qytetit. “Shumë të pakët janë shembujt, madje dhe në vet Greqinë, të një rruge të tillë të shtruar, e cila është vetëm një nga zbulimet tona interesante” pohon docentja , doktorësh Krëstina Panajotova.
Gjetjet pranë Sozopollit të sotëm kanë ekzistuar për gati dy shekuj.Besohet se ato janë shkatërruar dhe janë braktisur në çerekun e fundit të shekullit të 4 gjatë kalimit të trupave të Filipit të II të Maqedonisë. Por,vendi nuk mbetet i shkretë, por fillon të përdoret si nekropol. Deri në këtë moment janë zbuluar 35 varrime. Arkeologët gjejnë 5 sarkofagë prej qeramike-të vetmit të zbuluar në territorin e Bullgarisë nga shekulli i 4 përpara lindjes së Krishtit, mësojmë nga docentja, doktoreshë Krëstina Panajotova.
Çfarë artefaktesh të tjerë janë gjetur në “Mesarite”?
“Ka një unazë shumë interesante prej bronzi me imazhin e një satire, ka shumë imazhe të bukura mbi pllaka – imazhe prej balte të djemve.Në lidhje me ritin e varrimeve, janë vendosur kurora varrimi prej qeramike dhe bronz me larje floriri, gjetëm dhe monedha. Ka shumë gjëra, por ato nuk dallohen shumë nga dhuratat në nekropolet e tjerë nëpër tokat tona. Derisa më e rëndësishmja në këtë rast është vet karakteri i kësaj jetese jashtë qytetit dhe për më tepër rruga, e cila është lidhja më e rëndësishme ekonomike ndërmjet të ashtuquajturaveKodra e Bakrit dhe Apolonisë.Sepse Apolonia është krijuar pikërisht për shkak të nxjerrjes së bakrit”, thotë docentja doktoreshë Krëstina Panajotova.
Përpara disa ditëve, në praninë e miqve zyrtar, u zhvillua ceremonia mbi inaugurimin e kompleksit të ri arkeologjik në lokalitetin “Mesarite”. Ideja është që turistët të fitojnë një përfytyrim më të gjerë për të kaluarën e Sozopolit të sotëm, i cili është një nga qytetet më të lashta të gjalla jo vetëm në Bullgari, por dhe në Evropë.
“Shpresoj se, turistët do të arrijnë të zhyten në jetesën e njerëzve të cilët e kishin populluar këto troje përpara 25 shekujve dhe do të ndiejnë jo vetëm luksin, por jetën e zakonshme të njerëzve të thjeshtë, në sajë të të cilëve përparon Apolonia, që të mund të quhet Magna Apolonia”- thotë në përfundim docentja doktoreshë Krëstina Panajotova.
Përpilues: Veneta Nikollova /në bazë të materialit të Stefka Bakërxhievës nga BNR-Burgas/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: sozopol.bg, BNR-Burgas
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..
Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..