Kontaktin e parë me operën Teodora e bën në moshën 9-vjeçare. Asaj nuk i bën përshtypje historia e ndërlikuar e skenës, por kur kthehet në shtëpi, përpiqet të imitojë këndimin e artistëve në banjë.
Në moshën pesë vjeçare, Anna-Maria fillon me baletin.Shpejt e kupton se kërcimi nuk i mjafton, ndaj shton pianon, kitarën dhe ... këndimin.Ajo kërkon dhe gjen njerëzit e duhur që i tregojnë rrugën drejt fushës së saj të destinuar.
Teodora nga Bullgaria dhe Anna-Maria nga Qiproja - dy vajza të cilat ëndërrojnë një ditë të këndojnë në teatrot më të mëdha të operës në botë.
Teodora Marçeva dhe Anna-Maria Irodotu përpara ca kohe debutuan në Operën e Sofjes në operën e Mozartit të përshtatur për fëmijë “Flauti Magjik”.Në spektaklin e vet të diplomës Teodora hyri në rolin e Mbretëreshës së keqe të Natës, kurse Anna-Maria u mishërua në rolin e vajzës së saj Pamina. Pas spektaklit që të dyja dëgjuan fjalë inkurajuese nga Pllamen Kartallovi, drejtor i operës dhe pedagog i tyre në aktrim në Akademinë e Muzikës.
“Ka një ndryshim mes të qenit një interpretues opere dhe një spektator, sepse magjia e vërtetë ndodh më së shumti kur e bën këtë art - thotë Teodora për motivimin e saj për të zgjedhur këngën klasike. Sipas meje, arti si tërësi nuk është nga kjo botë dhe më në veçanti muzika. Kurse opera është më e ndërlikuara, sepse gërsheton në vetvete të gjitha llojet e arteve dhe në dramaturgjinë e saj gjithmonë janë përfshirë dhe ide filozofike”.
Anna-Maria shton se, opera nuk ka kufi, kurse muzika është një pjesë nga jeta jonë: “Muzika jeton në të gjithë botën dhe është për vete. Ajo është në rrugë, ajo është në shtëpi, ajo është në natyrë.”
Të dyja vajzat janë diplomuar për këndim operistik në klasat e profesoreshës Maria Bellçeva dhe profesoreshës Ivanka Ninova. Dhe ndërkohë që Anna-Maria është fokusuar tërësisht tek opera, Teodora studioi piano me Profesorin Aleksandër Vasilenko dhe kompozicion në Fakultetin e Teorisë dhe bën hapat e saj të parë në këngën pop dhe xhaz. Madje merr pjesë dhe në “Bullgaria kërkon talente”- që të dalë nga zona e saj e komfortit dhe të përjetojë atë ndjenjë të papërsëritshme të të qenit në skenë. Tani Teodora dhe Anna-Maria po përballen me një betejë të vërtetë për të provuar veten - të afirmojnë veten me aftësitë dhe talentin e tyre dhe të shpresojnë se ndonjë teatër opere do t'u zgjasë një dorë. Këngëtarja e re e operës nga Qiproja vjen në vendin tonë përpara disa vjetëve me rekomandim të pedagogut të saj, i cili po kështu ka kaluar përmes sistemit arsimor bullgar dhe ka vendosur që të mbetet në Bullgari, duke shpresuar se që këtu të fillojë karrierën e vet.
“Njeriu i cili do që të merret me këtë gjë, nuk duhet të heq dorë - është kategorike Anna-Maria. - Çdo ditë , duke u ngritur nga krevati, ai duhet të thotë me vete – këtë dua që ta bëjë në jetën time dhe duhet të këndoj.”
Përveç këmbënguljes, Teodora thekson se artisti i ri i operës nuk duhet të refuzojë role. Teodora, e cila është e pajisur me zërin më të lartë në natyrë - një soprano kolorature, ëndërron të luajë rolin e Ofelisë në operën "Hamlet" të Ambrose Thomas.
“Siç e dimë, ajo bën vetëvrasje dhe kjo i dedikohet një akti të tërë - thotë ajo.- Aria ka një gamë jashtëzakonisht të gjerë.Kërkohen aftësi vokale dhe aktrim të nivelit më të lartë.”
“Kurse unë ëndërroj për Violeta Valeri nga “Traviata”- thotë Anna-Maria. - Ky është roli im më i dashur, sepse dhe si karakter ai është shumë i veçantë. Heroinë jeton me shumë pasion, me shumë dashuri për jetën dhe Xhuzepe Verdi shumë mirë e ka rikrijuar të gjithë këtë me muzikën e vet.”
Dhe Teodora, dhe Anna-Maria nuk mund të përfytyrojnë jetën pa operën. “Çfarëdo që të ndodh, duam që të jemi në skenë,” deklarojë ato. Dhe nëse pas dhjetë vjetëve përsëri takohemi dhe bëjmë intervistë, do të donin që të prezantohen në mënyrë krejtësisht të shkurtër: "Primat e operës me famë botërore Teodora Marçeva dhe Anna-Maria Irodotu". Dhe ne i a urojmë nga zemra!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Diana Cankova dhe arkiv personal
Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..
Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..
Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit..