Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave i dorëhequr Asen Vasilev do të jetë kandidat për kryeministër të “Po e vazhdojmë ndryshimin”. “Nuk do të lejojmë që Bullgaria të shkojë në drejtimin e gabuar dhe diplomatët e huaj të japin drejtimin”, tha Kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov në një videomesazh në lidhje me krizën me dëbimin e 70 vetave nga personeli i Ambasadës ruse në Sofje.
Në Kuvendin Popullor Zëvendëskryeministrja e dorëhequr dhe lidere e BSP-së, Kornelija Ninova, kërkoi që për shkak të krizës, Kryeministri Petkov të japë dorëheqje menjëherë. Ajo nguli këmbë që Presidenti të shkarkojë kryetarin e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare. Ninova këmbënguli që Parlamenti të marrë një vendim si organi më i lartë shtetëror, për kazusin me Rusinë.
Kërkesa u hodh poshtë nga GERB. Lideri i forcës kryesore opozitare, Bojko Borisov, tha se “GERB qëndron pas veprimeve të qeverisë së dorëhequr të Kirill Petkovit për dëbimin e diplomatëve dhe personelit teknik rus, pavarësisht nga mënyra joprofesionale në të cilën u krye”. Sipas Borisovit, kapitullimi tani ndaj ultimatumit të vendosur nga Ambasadorja ruse Eleonora Mitrofonova do të thotë heqje dorë nga sovraniteti. Kryetarja e grupit parlamentar GERB Desisllava Atanasova shtoi se përgjegjësia për skandalin diplomatik me Federatën Ruse i takon tërësisht kryeministrit të dorëhequr Kirill Petkov dhe “flet vetëm për një gjë – paaftësinë totale të Kirill Petkovit dhe qeverisë së tij për ta udhëhequr shtetin. Atanasova parashikoi se madje “Po e vazhdojmë ndryshimin të mbledhë 121 deputetë dhe të formojë një qeveri të dytë me kryeministrin Asen Vasilev, ajo do të jetë e paqëndrueshme dhe ndoshta nuk do të përballojë një votë tjetër mosbesimi.
Në mbështetje të vendimit të Petkovit, deputeti i “Bullgarisë Demokratike” Ivajllo Mirçev thejsoi për “Nova TV” se partia e tij ka arsye shumë serioze të shqetësohet se rrjeti rus i spiunazhit ka arritur në majat e shtetit. Mirçev ishte kategorik se janë marrë informacione jashtëzakonisht shqetësuese për ndikimin rus në Bullgari.
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendura nga Ursula von der Leyen në fjalimin e saj me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..