Bullgaria shprehu qartë mbështetjen e saj për përfshirjen e Korridorit Pan-Europian № 8 Sofje-Shkup-Durrës në korridorin e ri të propozuar të transportit evropian “Ballkani Perëndimor”. Kjo ndodhi gjatë rishikimit të rrjetit të transportit trans-evropian, i diskutuar në një takim të ministrave të transportit të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Lion.
Zëvendësministri i Transportit Vlladimir Vërbanov vuri në dukje avantazhet e përfshirjes për të promovuar integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, për të krijuar një lidhje intermodale midis Detit të Zi dhe Adriatikut dhe për të vendosur sistemin e transportit në rajon në përputhje me prioritetet evropiane për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e transportit hekurudhor.
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..