532 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit ose 17 më pak krahasuar me një ditë më parë. Mbi 56.4 për qind e personave të sapo infektuar nuk janë të vaksinuar. 12.54 për qind e 4244 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 12 për qind të treguesit të mërkurën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u ul me 37 në 59 970. Në spitale u shtruan 37 pacientë të infektuar. 20 prej tyre ose 54 për qind nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit. Numri i të shtruarve u rrit me 2 të sëmurë në 341. Në terapi intensive janë 30 persona të infektuar me Covid-19.
Në 24 orët e fundit 2 persona me Covid të konfirmuar vdiqën. Të dy nuk kishin imunizim kundër koronavirusit. U shëruan 577 persona.
Të mërkurën u bënë 1298 vaksina. 2 061 696 persona janë më imunizim të përfunduar.
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i ftohtë, me vranësira dhe me reshje bore, ndërsa në zonat ekstreme..
Në prag të festimeve në kujtim të Apostullit të Lirisë Vasill Levski , presidenti Rumen Radev zyrtarisht e emëroi Aeroportin e Sofjes “Vasill Levski” - Sofje, njoftoi Sekretariati për shtyp i kreut të shtetit. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit..
Komisioni Evropian vendoi të mbyllë procedurën e ndëshkimit për mospërmbushjen e detyrimeve të Bullgarisë për të rishikuar dhe përditësuar Planet e Dyta të Menaxhimit të Rrezikut të Përmbytjeve dhe Planet e treta të Menaxhimit të Baseneve Lumore. Në..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit..