Presidenti Rumen Radev kryeson delegacionin bullgar në Madrid për samitin e NATO-s. Përpara forumit, Turqia hoqi veton ndaj pranimit të Finlandës dhe Suedisë. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg tha se ky është një sinjal i qartë për presidentin rus Vladimir Putin se dyert e paktit janë të hapura për vendet e tjera.
Një paketë e re ndihme për vetëmbrojtje të Ukrainës do të arrihet në Madrid. Rusia pritet të identifikohet si një kërcënim i madh në konceptin e ri të NATO-s, shtoi Stoltenberg.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ta caktojë Rusinë si shtet terrorist. Zelenski gjithashtu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të njohin Rusinë si sponsor të terrorizmit. Presidenti francez Emmanuel Macron tha në një konferencë për shtyp se ai ka refuzuar të njohë Rusinë si sponsor të terrorizmit sepse "kjo nuk është metodologjia e Francës". Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stéphane Dujarric, komentoi se vendime të tilla nuk janë në kompetencën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS) rreth Ahmed Doganit njoftoi se mbështet kategorikisht deklaratën e PP-DB për një kordon sanitar rreth formacionit të Deljan Peevski - DPS - Fillimi i Ri. Sipas APS, parlamenti duhet të shqyrtojë rolin e..
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj - Kapacitetet e reja” dhe konsorciumi midis “Westinghouse” dhe “Hyundai” nënshkruan një kontratë inxhinierike për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore në Centralin “Kozlloduj”. Përgatitja e projektit..
Për 63 vendvotime nga gjithsej 11 626 që duhej të kishin video-përgjim, nuk ka video live dhe regjistrim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Këtë e ka bëri të ditur zëvendëskryetarja dhe zëdhënëse e Komisionit Qendror të..
Kandidatja bullgare për komisionere evropiane për “Startups, Kërkime dhe Inovacione” Ekaterina Zaharieva sot do të dëgjohet nga Komisioni për Industri,..
Pas më shumë se tre orësh seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian, u miratua kandidatura bullgare e Ekaterina Zaharieva për komisionere evropiane...
Për herë të parë në historinë e re të zgjedhjeve bullgare, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lë jashtë Parlamentit një parti me një rezultat prej 3,999%..