Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BSP nuk e mbështet heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut, Sllavi Trifonov i zemëruar me vendimin e Kuvendit

Foto: BGNES

“BSP nuk e përkrahu heqjen e vetos për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha pohimet se kemi tradhtuar interesin kombëtar janë gënjeshtra”, deklaroi Byroja Ekzekutive e partisë së socialistëve dhe grupi i saj parlamentar. Dokumenti thekson se Republika e Maqedonisë së Veriut është një vijë e kuqe që e majta nuk e ka kaluar.

Lideri i “Ka një popull të tillë” Sllavi Trifonov doli me një postim të zemëruar për shkak të vendimit parlamentar për të dhënë dritën jeshile për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. “Edhe të drejtat e njeriut të bullgarëve në Maqedoni, edhe njohja e së ashtuquajturës “gjuhë maqedonase”, edhe gjuha e urrejtjes ndaj bullgarëve - e gjithë kjo nuk ka rëndësi. Është e rëndësishme të jesh më i qetë se uji dhe më i ulët se bari, që të mos i zemërosh fuqitë e mëdha. Si gjithmonë”, shkroi ai.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD