Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sezoni i qershisë - një kohë për punë të palodhur dhe një festë e mrekullueshme në qytetin Kjustendill

10
Foto: BGNES

Mjafton të ecni rrugëve të Kjustendillit në fund të qershorit dhe do të vini re se kaloni nën një kordon me pemë qershie me fruta të pjekura. Në këtë qytet bullgar në rrezet e malit Osogovo dhe në bregun e lumit  Banshtica, kushtet për rritjen e pemëve të qershisë janë më të favorshme në vendin tonë dhe pikërisht aty ato japin frutë me bollëk.

Që të forcojnë vëmendjen drejt qershisë së Kjustendillit, për të cilën çdo një bullgar e di shumë mirë se është më e ëmbël, me më shumë lëng dhe më e shijshme, nga Bashkia e qytetit Kjustendill organizojnë Festë të Qershisë. Ajo zhvillohet prej 15 vjetëve në qendër të qytetit dhe prezanton shumëllojshmërinë e varieteteve të qershive të kuqe dhe të bardha që rriten në zonë.

Ky fryt është një krenari e vërtetë për njerëzit në Kjustendill, prandaj nuk ka oborr në qytet, ku të mos jetë mbjellë të paktën nga një pemë qershie. Në një traditë të vjetër vendase është kthyer dhe reçeli prej qershive të bardha, për të cilin banuesit vendas thonë se, nëse nuk e kanë përgatitur gjatë periudhës së pranverës nuk ka sesi të presin qetësisht dimrin. Por, qershitë krijojnë dhe një gëzim për  syrin, kur janë të renditur dhe të aranzhuar me shumë fantazi dhe shkathtësi, posaçërisht për Festën e Qershisë. Në këtë na bind  Dimitrinka Ukallska, nga Departamenti i Kulturës në Bashkinë e Kjustendillit dhe shton se sivjet festa zgjat tri ditë - nga 24 deri më 26 qershor.

“Është e vështirë të organizohet Festivali i Qershive, pikërisht sepse mbahet gjatë mbledhjes së qershisë dhe njerëzit e qytetit janë shumë të zënë. Gjithmonë është gjatë fundjavës së fundit të muajit qershor, kur piqen më tepër varietete të qershive tek ne. Gjatë vitit të largët 1896 këtu është zhvilluar Ekspozita e parë e Frutave dhe kjo festë është pasardhësja e saj. Çdo gjë bëjmë në shenjë të një falënderimi se i vlerësojmë dhuratat të cilat na i jep toka jonë.”

Dita e dytë e festës është më e rëndësishme. Ka dhe konkurs për një qershi më të madhe, për një tablo më origjinale të krijuar me qershi, për pikturim me qershi, për veshello/ varëse më tërheqëse. Por, çfarë është veshello, që punohet vetëm në Kjustendill dhe është një atraksion i vërtetë për miqtë e qytetit?

“Merren qershi dyshe, të lidhura me bishtat e tyre. Atu thuren rreth një shkopi prej druri dhe bëhet diçka si tufë, veshul prej qershie - sqaron Dimitrinka Ukallska. - Ai është mbi një kilogramë dhe bëhet prej një kombinimi prej varieteteve  dhe ngjyrave të ndryshme të qershisë. Kurse kur ha qershi nga ky veshul me shije të ndryshme, atëherë kënaqësia është e plotë.

Kurse atë të cilën njeriu nuk ka sesi ta provojë, nëse nuk e viziton qytetin Kjustendill në kohën e vjeljes së qershive, është bujaria karakteristike dhe punëdashësia e njerëzve në krahinën tonë. Për to i detyrohemi  pasurive të burimeve natyrore këtu-ajrit të pastër, tokës së begatshme dhe ujërave shëruese minerale.”

Në Festën e Qershisë përfshihen përveç prodhuesve edhe institucionet e ndryshme. Në stendën e tij, Instituti i Bujqësisë në Kjustendill këtë vit prezanton 10 lloje të qershive, për të cilat pritet një e ardhme e shkëlqyer. Në programin e dëfrimit më aktive janë vatrat e kulturës. Konkursi “Qershitë në kuzhinë” është për novatorët e vërtetë. Hiti i vitit të kaluar ishte byreku, por jo i zakonshëm, por me qershitë e Kjustendillit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD