Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po mbledhin donacione për të shpëtuar shkabën egjiptiane në Bullgari

Foto: bspb.org

Për 40 vjetët e fundit popullata e shkabës egjiptiane është pakësuar me 83% në Bullgari. Pritet që gjatë viteve të ardhshme ajo të zhduket krejtësisht si specie nëse nuk bëhen përpjekje serioze për rivendosjen e popullatës. Arsyet e shkatërrimit të shpejtë të kësaj specie emblematike për vendin tonë janë përdorimi i helmeve dhe karremave helmues. Kërcënime të tjera janë përplasjet me rrjetin elektrik, gjuetia pa leje dhe vendet me rrezik për shkak të aktivitetit njerëzor përgjatë gjithë rrugës së migrimit të shkabës nga Bullgaria në Afrikë.

Për më shumë se 20 vjet, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve  ka bërë përpjekje të mëdha për të parandaluar zhdukjen e shkabave egjiptiane në vendin tonë.Rreth 20 mijë leva nevojiten për rritjen e shpendëve të sapolindur në kushte të mbrojtura për dy vitet e ardhshme. Megjithatë, shuma është e papërballueshme për anëtarët e shoqatës, kështu që ata mbështeten te donatorët. Fondet nevojiten për kostot e transportit në kopshtet zoologjike në Evropë dhe në Bullgari, ushqim dhe kujdes mjekësor për zogjtë e rinj ndërsa ato të përshtaten.

Deri  tani, nga 23 ekzemplarët e rinj të nxjerrë dhe të lëshuar, 6 janë kthyer me sukses në Bullgari. Një informacion se si të ndihmoni është në dispozicion në sajtin e Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve

Një lajm i mirë – pelikani i parë i sezonit u çel pranë Tutrakanit

Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..

botuar më 25-02-15 7.25.PD

Radiot anembanë botës flasin për klimën

Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..

botuar më 25-02-13 7.30.PD

Në pritje të bojkotimit të dyqaneve edhe në Bullgari – çfarë presin qytetarët?

"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket! Më 13 shkurt, dyqanet ushqimore duhet të mbeten bosh dhe të mos ketë asnjë blerës në to!" – për..

botuar më 25-02-12 5.15.MD