Ukraina dhe Moldavia marrin statusin e kandidatit për në BE, vendosi Këshilli Evropian për Çështjet e Përgjithshme në nivel ambasadori. Kjo është shkruar në projektvendimin, i cili do të miratohet nga liderët e BE-së më 23 qershor, njoftoi agjencia ukrainase UNIAN.
Rusia po imiton sulme me raketa kundër Estonisë, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në Talin. Sipas Bloomberg, kjo ka ndodhur më 18 qershor, kur në 2 minuta një helikopter rus Mi-8 ka hyrë në territorin e Estonisë pa leje me transponderin e njohjes të fikur. Estonia deklaroi se provokimi kërcënues kundër një anëtari të NATO-s është bërë qëllimisht nga Moska përpara takimit të aleancës në Madrid dhe pasi Lituania vendosi sanksione të BE-së ndaj enklavës ruse të Kaliningradit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara i përkrahin fort aleatët të NATO-s, raportoi AFP. Angazhimi ynë ndaj nenit 5 të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe parimi se një sulm ndaj njërit prej nesh është një sulm ndaj të gjithëve ne është "i hekurt", tha Price. Më herët, Sekretari rus i Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patrushev, kërcënoi Lituaninë se do të vuajnë pasi Vilnius vendosi të kufizojë tranzitin e mallrave në Kaliningrad.Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në vitin 2028 në modalitetin e videokonferencës. Ministrat Galin Cokov dhe Oksen Lisovij me nënshkrimet..
Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Vranësira të konsiderueshme do të ketë në ekstremin juglindor por më vonë do të zvogëlohen. Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga minus 1° deri në..
Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo shpjegoi se Buxheti 2025 pasqyron politikat e viteve të fundit. Shpenzimet i kalojnë të ardhurat me 18..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..