Më 20 qershor Kisha Ortodokse Bullgare nderon veprën e Shën Naum Ohridski. Ai është një letrar në mesin e pesë nxënësve më të devotshëm të mësuesve të parë sllavë Shenjtorët Kirill dhe Metodij.
Ai u rrit në Mizia. Mori pjesë në Misionin në Moravi. Pas vdekjes së Shën Metodijit u kthye në Bullgari në vitin 885 së bashku me dy nxënësit e tjerë Kliment dhe Angelarij. Ai u bë një nga figurat më të frymëzuara të Shkollës Letrare në Presllav. Në vitin 893, kur Shën Kliment Ohridski u bë peshkop i Drembicës, Shën Naum u largua nga Presllav dhe mori detyrën e tij të mësuesit në rrethin Kutmiçevica.
Rreth vitit 900, Naumi u tërhoq në një manastir afër Ohrit dhe vazhdoi veprimtarinë e tij arsimore. Në vitin 910 u varros në kishën e manastirit që themeloi pranë liqenit të Ohrit dhe pak pas kësaj u shpall shenjtor.
Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..
Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..
Në Luginën e Mbretërve të Trakisë, nën fshatin Shipka, ku ndodhen varret më të rëndësishme të sundimtarëve të shtetit të odriseve , Bashkia Kazanllëk hapi parkun tematik "Bota e Trakëve". Qendra turistike u ofron adhuruesve të historisë dhe..