Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në mal në vend se në det - përse të zgjedhim një pushim në qytetin Trojan këtë verë

Zona është sinonim i natyrës së ruajtur, shtigjeve me hije, shtëpive për miq, turizmit spa dhe aventurave, festave dhe argëtimeve

Foto: Veneta Nikollova

Gjatë muajit maj bashkia e qytetit Trojan ka llogaritur një prani të fortë turistike. Duke gjykuar në bazë të rezervimeve paraprake, gjatë muajve të ardhshëm në malin Stara Pllanina në rajonin e qytetit Trojan pritet një sulm edhe më i madh, mësojmë nga Darja Zariçinova - përfaqësuese e Bashkimit Rajonal Turistik TyrKlubRemark. Sipas saj pandemia ka ndryshuar qëndrimet e udhëtarëve:

“Ne po e bëjmë këtë konkluzion mbi bazën e pjesëmarrjeve tona në të gjitha ekspozitat e mëdha turistike në Bullgari. Derisa përpara viteve njerëzit kërkonin më shumë komoditetin e hoteleve dhe për më tepër na pyesnin për këtë, tani pyetja e parë është “A ka shtigje ekologjike në rajonin tuaj”, “Çfarë mund të përjetojmë këtu”, “Çfarë kureshtjesh kulinarike mund të shikojmë”, kështu qëgjithnjë e më shumë turistë vijnë kryesisht për shkak të malit dhe zgjedhin pushimin aktiv mes natyrës”.

Qyteti Trojan

Mali Stara Pllanina në rajonin e Trojanit është një magnet për adhuruesit e natyrës dhe për ata të cilët i pëlqejnë aventurat. Përveç kësaj, në mesin e verës, këtu mund shkëlqyeshëm të gërshetosh kalimet malore...me emocionet e ujit dhe të ndihesh sikurse ndodhesh në ...det.

 “Të pasionuarit pas sporteve ujore mund të vizitojnë Digën e Sopotit pranë fshatit Goljama Zheljazna. Në dispozicion të tyre janë rrotat e ujit dhe kajakët. Kështu ata do të mund të shijojnë natyrën e shkëlqyer por dhe njëkohësisht do të jenë aktiv gjatë kohës së pushimit të vet. Mund të notojnë, të kapin peshk, të shëtisin rreth digës”-thotë Darja Zariçinova.

Fshatrat e pushimeve dhe hotelet familjare ofrojnë pushime në natyrën e malit Stara Pllanina në rajonin e qytetit Trojan

Pishinat pranë hoteleve vendase dhe shtëpive për miq po kështu propozojnë një freski të kërkuar gjatë verës, si një alternativë të pushimit detar. Fshati Shipkovo dhe vendpushimi Çiflik lëvdohen me ujërat e veta minerale dhe numrit të madh të procedurave-spa. Nuk keni nevojë prej një rezervimi paraprak, nëse vendosni të bëni një shëtitje në parkun e ri Pyjor “Turllata” që ndodhet brenda qytetit të Trojanit. Ai disponon me një arboretum dhe me një kënd lojërash të mrekullueshëm për fëmijët. Kurse në Ekspozitën Kombëtare të zanateve artistike dhe arteve në fshatin Oreshak çdo një mund të ulet në timonin e poçarit dhe të përpiqet të gdhendë një shtambë ose një tas balte.

Diga e Sopotit - një nga cepat më të bukur të malit Stara Pllanina në rajonin e qytetit Trojan“Natyrisht që ka një rritje të çmimeve, por ajo nuk është dhe kaq e madhe, më në veçanti në bazat e hoteleve dhe në shtëpitë për miq. Në vende të veçanta janë ruajtur dhe çmimet e vjetra. Si tërësi mund të them se rreth 10% është shtimi për fjetjet. Nëpër lokale situata është më e ndryshme, për shkak të shtrenjtimit të madh të ushqimit. Rreth 20% është rritja mesatare e shërbimeve nëpër lokalet për tu ushqyer. Kurse për ndryshe për 30 leva mund të gjendet qetësisht dhomë për të fjetur në qendër të Trojanit për një njeri në shtëpi të bukur për miq me banjë të veçantë. Kuptohet se çdo gjë varet nga kategoria e hotelit. Ka dhe vila të cilat jepen për rreth 140 leva për natë, por aty mund të pushojnë një numër më të madh turistësh”- sqaron Darja Zariçinova.

Dhe gjatë kësaj vere bashkia mbështetet mbi turizmin e lidhur me ngjarje të ndryshme, që të mund të tërheq dhe të argëtojë miqtë e vet.

Maketi i Trojanit të vjetër në Muzeun e ArtizanatitSivjet Muzeu i Zanateve, në qendër të Trojanit, shënon jubileun e vet 60 vjeçar me një program të pasur kulturor. Më 1 dhe 2 korrik banuesit vendas dhe turistët e ardhur do të presin July morning me festën tradicionale “Rok në zemrën e malit Stara Pllanina”, kur në qendër të qytetit do të ekzekutojnë interpretues të dashur bullgar.

Foto: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

   




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një mrekulli e ujit shërues mbledh mijëra njerëz në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad

Mijëra njerëz do të mblidhen sot në burim në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad . Të gjithë besojnë se gjatë kësaj nate uji që buron nga shkëmbinjtë bëhet shërues dhe shëron sëmundje të ndryshme. Mrekullia ndodh pikërisht me fillimin e 6..

botuar më 24-05-05 2.56.MD
fshati Momçillovci

Momçillovci - fshati me 30 kishëza, tërheq pelegrinët nga vendi dhe jashtë

Tridhjetë kishëzat e Momçillovcit janë ndër atraksionet turistike më të vizituara në fshatin në malin e Rodopeve gjatë festave të Pashkëve. Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve..

botuar më 24-05-04 1.57.MD
Biblioteka Rajonale

Turne verore më këmbë organizohen në qytetin Ruse

Turne pa pagesë më këmbë “Ruse Summer Tour” në anglisht, për mysafirët bullgarë dhe të huaj të qytetit, fillojnë të shtunën, më 4 maj në qytetin danjubian Ruse. Itinerari i tyre përfshin ndërtesat dhe vendet më emblematike në pjesët qendrore të Ruses...

botuar më 24-05-04 7.10.PD