Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti ka tashmë propozimin francez për çështjen e Maqedonisë së Veriut

Foto: arkiv

Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit Popullor u dërgua propozimi francez për vendimin për veton e vendosur nga Bullgaria për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE. Radioja Kombëtare Bullgare disponon dokumentet në frëngjisht dhe anglisht të dërguara nga Presidenca franceze Kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme, Vencisllava Ljubenova. Në to shkruhet për t’i kushtuar vëmendje të veçantë “mbrojtjes dhe mosdiskriminimit të qytetarëve nga grupet dhe komunitetet pakicë në Maqedoninë e Veriut”. BE-ja vëren synimet e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të bërë një deklaratë të njëanshme për gjuhën maqedonase. Kuadri i negociatave përfshin kërkesën për zbatimin e ndërgjegjshëm të marrëveshjeve dypalëshe, duke përfshirë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë nga viti 2017 dhe Deklaratën e Sofjes nga maji 2018. Maqedonia e Veriut do të duhet të miratojë një Plan Veprimi për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, arsimin, luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, etj. Progresi në këtë çështje do të monitorohet nga Komisioni, i cili do t’i raportojë Këshillit.

Më herët sot, Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Warhey, vuri në dukje në Bruksel se negociatat për heqjen e vetos së Bullgarisë mbi Maqedoninë Veriore janë bllokuar dhe se në këtë fazë nuk mund të flasim fare për ndonjë kornizë negociuese. Ai gjithashtu theksoi se politika e brendshme në Bullgari është në gjendje të dëmtojë besimin në BE.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 nëntorin

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të shpërndara të larta. Era do të dobësohet. Në orët e mëngjesit do të formohet mjegull afatshkurtër në disa vende në ultësira, lugina dhe përreth trupave ujorë. Temperaturat minimale do të..

botuar më 24-11-18 7.30.MD

Bullgaria vazhdon përpjekjet e saj për një regjim pa viza me SHBA-në

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivan Kondov, priti sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme zëvendëssekretarin e shtetit të SHBA-së për menaxhimin е resurseve, Richard Verma. Në takim u diskutua për partneritetin strategjik midis Bullgarisë dhe SHBA-së me theks..

botuar më 24-11-18 5.51.MD

Bojko Borisov nuk do të negociojë me PP-DB, i këshilloi ata të kërkojnë një shumicë tjetër

Denica Saçeva nga GERB deklaroi në një konferencë se do të ketë negociata lidershipi për formimin e kabinetit ndërmjet GERB dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), vetëm nëse ato janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe të një..

botuar më 24-11-18 3.11.MD