Në kushtet e krizës së rëndë energjetike, sociale dhe ekonomike Bullgaria prapë filloi të flasë për aplikimin e paketës “Fit for 55” dhe Tranzicionin e Gjelbër drejt një ekonomie me karbon të ulët. Sipas mbështetësve të idesë së gjelbër, kalimi në kufizimin e emetimeve të karbonit hap mundësi për modernizim dhe zgjidhje të reja, jo vetëm në sektorin e energjisë, por edhe në ekonominë bullgare në tërësi. Megjithatë, sa i përgatitur është vendi ynë për këtë tranzicion, duke qenë se në Evropë është ndër më të varurit nga lëndët të ngurta djegëse. Janë këto lëndë djegëse, në krizën aktuale, që sigurojnë pavarësinë energjetike të vendit tonë, sepse 50 për qind e përzierjes energjetike është nga termocentralet me qymyr.
Cilat janë masat e parashikuara nga Bullgaria për ta bërë më efektiv dhe më të drejtë kalimin në energjinë e gjelbër për shtresat më të cenueshme të shoqërisë sonë? Zëvendëskryeministri për Politikat Klimatike dhe Ministër i Mjedisit dhe i Ujërave Borisllav Sandov i dha përgjigje kësaj pyetjeje në një intervistë për Radio Bullgarinë:
“Tema ka të bëjë pothuajse me të gjithë sektorët. Nga dosjet e përgatitura për ndryshimet në legjislacionin evropian, ku marrim pjesë në nivel të Këshillit Evropian, deri te realizimi i një tranzicioni të drejtë në sektorin e energjisë dhe përdorimi i mjeteve nga Fondi i Tranzicionit të Drejtë në vlerë 2.5 miliardë euro. Këto para do të ndihmojnë në transformimin e rajoneve të qymyrit dhe përmirësimin e mjedisit - ekologjik, social dhe ekonomik. Do të ndryshojë edhe mënyra e menaxhimit të mbetjeve dhe të sistemit të depozitimit. Kjo do të zvogëlojë sasinë e mbetjeve në vendgrumbullimet, të cilave shpesh u vihet flaka dhe krijojnë emetime të dëmshme.”
Kur duhet të zgjedhin një burim energjie, një përqindje shumë e vogël e bullgarëve interesohen se sa i pastër është ai, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbijetesën fizike. Kjo është arsyeja pse disa grupe minoritare ngrohen me mbeturina gjatë muajve të ftohtë, pavarësisht ndalimeve të rrepta. Me luftën në Ukrainë dhe pezullimin e furnizimeve me gaz në Evropë, parashikimet për dimrin e ardhshëm nuk duken optimiste, veçanërisht në sfondin e inflacionit rrëshqitës.
“Ne shfrytëzojmë shumë pak gaz për prodhimin e energjisë - sqaroi ministri Sandov. - Ne përdorim gaz për ngrohje në Sofje dhe në disa qytete të tjera në dimër, por deri atëherë shpresoj të gjejmë një zgjidhje për çështjen e furnizimeve të pezulluara. Në fakt, momenti aktual na tregon shumë qartë se duhet të përshpejtojmë tranzicionin e energjisë dhe të heqim qafe më shpejt lëndët djegëse fosile. Përveç problemeve mjedisore, ato paraqesin edhe rreziqe për sigurinë energjetike të vendeve të varura nga furnizimi. Prandaj është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë, të cilat janë të lira si burime. Këto janë dielli, uji, burimet gjeotermale, fotovoltaikët.”
Që në fillim të viteve 1980, Instituti “Fraunhofer” (Gjermani) zhvilloi një metodë për prodhimin e energjisë diellore dhe rritjen e të korrave në të njëjtën zonë. Kur ato ngrihen në një distancë të mjaftueshme nga toka dhe nga njëri-tjetri në mënyrë që të sigurojnë ndriçim 68 për qind të tokës bujqësore, arrihet rritja optimale e të korrave. Është ky kombinim i teknologjive fotovoltaike me tokë are ose kullota që ka potencialin për të kapërcyer rezistencën mbizotëruese ndaj vendosjes së instalimeve fotovoltaike.
“Aktualisht një nga sektorët kryesorë janë fotovoltaikat në tokat bujqësore - tha Ministri Sandov. - Nëse ndërtohen rreth një metër mbi tokë, sigurojnë kushte më të mira për kullotje. Ka shumë sipërfaqe bujqësore ku tokat janë degraduara për shkak të bujqësisë intensive monokulturoreme shumë pesticide. Është e vërtetuar se nëse vendosen fotovoltaikë në sipërfaqe të tilla, rikthehet lagështia dhe pjelloria e tokës, sepse e lënë tokën të pushojë. Ndaj Burimeve të Rinovueshme të Energjisë ka shumë qëndrime negative të imponuara kryesisht nga lobi i lëndëve djegëse fosile, që kërkojnë të mbajë fitimet që grumbullojnë.”
Pyetja është nëse dhe në çfarë mase Burimet e Rinovueshme të Energjisë do të plotësojnë konsumin në rritje të energjisë elektrike. Nuk është sekret se në vitet e ardhshme, me rritjen e përdorimit të automjeteve elektrike, do të nevojiten sasi të mëdha të energjisë elektrike. Është gjithashtu e vërtetë se energjia e gjelbër nuk ka alternativë, por pa kapacitet shtesë për të plotësuar dhe balancuar Burimet e Rinovueshme të Energjisë, Bullgaria nuk do të jetë në gjendje të arrijë pavarësinë energjetike.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, Facebook /Borisllav Sandov
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në..