Deputetët miratuan në lexim të parë përditësimin e buxhetit të shtetit. TVSH-ja e diferencuar do të futet në 1 korrik. Taksa për bukën do të jetë zero, dhe për furnizimet me gaz natyror - 9% në vend të 20%. Nga ana tjetër, vera dhe birra në restorante do të kenë TVSH 20% dhe jo uljen prej 9% gjatë pandemisë. Është planifikuar edhe rritje e pensioneve.
Edhe pse sipas statistikave shtetërore inflacioni vjetor tashmë është mbi 15 për qind, buxheti është llogaritur me një inflacion vjetor prej 11.9 për qind dhe rritje ekonomike 2.9 për qind. Debatin më të rëndë e shkaktoi rritja e kufirit të borxhit deri në 5.1 miliardë euro. Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasilev e argumentoi këtë me nevojën e kthimit të borxheve të vjetra të shtetit.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..