Aktorët bullgarë po përgatisin protesta masive në vjeshtë.Për këtë paralajmëroi kryetari i Bashkimit të Artistëve në vendin tonë Hristo Mutafçiev.Shkaku-1,4 milionë levat e planifikuara më pak nga viti i kaluar për sektorin “Kulturë” në buxhetin e shtetit të propozuar për aktualizim. Nëse pranohet në këtë formë të vet kërkesa e tyre për një pagë fillestare prej të paktën 1500 leva për ata që punojnë në artin skenik do ta bëjë të pamundur për institucionet kulturore. Me një hidhërim Mutavçiev thotë se, që prej 30 vjetëve ndaj kulturës në Bullgari nuk ka asnjë lloje qëndrimi. Më të prekur nga kjo situatë janë artistët e rinj, të cilët pas përfundimit të arsimit të tyre të lartë vështirë mund të gjejnë një pozicion me kohë të plotë në teatro, madje nëse e marrin pozicionin e ëndërruar - mungesa e fondeve i privon shpejt nga profesioni. Ne (aktorët) jemi të fundit, të cilët do të fillojnë të pushtojnë shoqërinë me veten e tyre, por gjërat tashmë kanë arritur një skaj ekzistencial, nga i cili është shumë e vështirë të punohet tani e tutje”, - tha në një intervistë për Radio Bullgarinë, aktori docent Penko Gospodinov, dekan i Fakultetit të Arteve Skenike në Akademinë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe Filmit "Krëstjo Sarafov" në Sofje.
A mund të zgjidhet problemi te ne?
Veprime dhe përkrahje – këta janë elementët më të rëndësishëm në tejkalimin e situatës dhe këtë do ta tregojë Akademia. Forumi “Mbështetje për një karrierë në art dhe në kulturë” do të mbahet për herë të parë më 17 qershor në Akademinë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe të Filmit.
“Ideja e forumit të karrierës është që të takojë punëdhënësit në fushën e kulturës me të rinjtë përmes ndërmjetësisë së partnerëve tanë nga Agjencia e Punësimit dhe Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale. Që të gjithë këta specialistë të rinj do të kenë mundësi të fillojnë punë. Për këtë qëllim shteti u siguron punësimin me pagë minimale për gjashtë muaj, për të cilën ata do të duhet të japin dokumente në byronë e punës. Në këtë periudhë drejtorët nga ana e tyre do të mund të plotësojnë pagën e tyre sipas mundësive të institucionit të vet, kështu qe ajo të bëhet adekuate me situatën ekonomike në këtë moment. Po mundohemi që të bëjmë diçka, me të cilën të mund të ndihmojmë njerëzit e rinj, që të mos zhgënjehen dhe të heqin dorë” - thotë Penko Gospodinov.
Në detaje do të paraqiten mundësitë për financim, të cilat i japin Programi Kombëtar “Melpomena”, Programi Kombëtar “IKAR” për një start të karrierës të të rinjve në sferën e arteve dhe të kulturës dhe projekti “Një mundësi e re për punësimin e të rinjve”, financuar me përkrahjen evropiane nga programi operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore”. Sipas docentit Gospodinov financimi dhe prioritizimi i kulturës bullgare janë çelësi për mbijetesën e saj.
“Covid-kriza na ndikoi në mënyrë shumë fatale. Shumë nga kolegët tanë, më në veçanti nga sektori i pavarur, mbetën pa mjete jetese për shkak të mbylljes së sallave dhe kufizimeve të pranisë së spektatorëve. Unë mendoj se shteti si tërësi është borxhli.Ai ende nuk e kupton se çfarë do të thotë kulturë dhe nuk kupton potencialin e saj. Madje në krahasim me vendet fqinje, si matës i Produktit të Brendshëm Bruto për kokë banori, ne ende kemi përqindjen më të ulët të akorduar për kulturën, gjë që është turp për një vend me një histori të tillë të lashtë. Njerëzit e kulturës po vazhdojnë të punojnë pavarësisht nga shteti - thotë Gospodinov, por pohon se ka sektorë të cilët janë një shembull i mirë për një punë të mirë nga ana e shtetit dhe Ministria e Shkencës dhe e Arsimit është një prej tyre.
Gjatë vitit të ri shkollor 2022/2023 do të fillojë të punojë Programi Kombëtar “Së bashku në art dhe në sport” me një financim prej rreth 90 milionë levave. Ai u është drejtuar të gjitha shkollave në vend dhe ka idenë t’i angazhojë fëmijët që në një moshë fare të vogël me art dhe sport. Vetë Penko Gospodinovi personalisht është lidhur me realizimin e tij dhe me nisma vullnetare ka pranuar detyrën të sigurojë drejtues të grupeve për shkollat e mësimit, të cilat do të përfshihen në program. Ai shpreson se kjo do t’i ndihmojë fëmijët të formojnë një qëndrim ndaj artit, por dhe do t’i detyrojë të shkojnë në shkollë me një kënaqësi.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/natfiz.bg
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..