Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjuha italiane është gjuha e dashur e shumë bullgarëve të rinj

Bullgarët krijojnë lehtësisht miqësi dhe kontakte biznesi me Italinë

Foto: arkiv

Gjuha italiane po vazhdon të jetë në modë në Bullgari. Fjalimi i Xhovani Bokaços dhe Dante Aligerit është shumë i njohur dhe i dashur, më në veçanti mes bullgarëve të rinj, për të cilët përveç të muzikës italiane, kjo është dhe gjuha e estetikës dhe e arteve plastike, deri tek të cilat afrohen, kur vizitojnë Italinë. Në Bullgari gjuha italiane mësohet në katër shkolla në Sofje. Por po kështu dhe në universitete– “Shën Kliment Ohridski” dhe Universiteti i Ri Bullgar. Kurse të gjuhës italiane organizohen nga Instituti Kulturor Italian tek ne, por po kështu dhe nga shumë shkolla private.

Vet nxënësit dhe studentët, duke e mësuar gjuhën italiane, mësojnë dhe shumë gjuhë të tjera, të lidhura me arkitekturën, artin, dizajnin, modën, shkencën dhe inovacionet. Shkaku bazë për këtë është shteti italian, i cili ka arritje të mëdha në një nivel botëror - thotë Radeja Gesheva, asistente në degën Filologji Italiane, Departamenti i Studimeve të Gjuhëve Romane në Universitetin e Sofjes "ShënKliment Ohridski “.


Në fund të muajit maj në Aulën e Universitetit të Sofjes u shënua solemnisht 80 vjetori i themelimit të specialitetit “Filologji Italiane” në Alma Mater:

“Për ne është një kënaqësi e madhe, se po e popullarizojmë gjuhën italiane, ky është një mision - shton Radeja Gesheva. Kemi një bashkëpunim dhe partneritet të shkëlqyer me Institutin Kulturor Italian në Sofje, me Ambasadën e Republikës së Italisë në Bullgari dhe me të vërtetë kjo është një urë e midis kulturave, përmes së cilës zbulojmë sesa të afërt janë dy popujt tanë. Jemi të afërt si temperament, si një mënyrë e bashkëveprimit dhe sa i përket kulturës dhe perceptimit tonë të artit në përgjithësi. Unë personalisht kam shumë miq italianë, të cilët jetojnë në Bullgari, por po kështu dhe tillë, të cilët vijnë për vizitë në vendin tonë. Ata janë të mahnitur nga kultura jonë, nga tradita dhe historia. Për ta çdo gjë është e re, sepse vendi ynë si një destinacion turistik ka mbetur për një kohë të gjatë anash nga vëmendja e italianëve”.

Përngjasimi më karakteristik, sipas Radeja Geshevës është se italianët, ashtu si ne, fusin shumë emocion në çdo gjë. Por, ndaj kësaj shtojnë dhe një pikë fines dhe elegancë, që është një tipar dallues italian.

“Ne, pedagogët, po mundohemi t’ua transmetojmë të gjitha këto studentëve tanë - qëndrimin ndaj gjuhës, ndaj kulturës dhe në përgjithësi ndaj realitetit i cili na rrethon. Mësimdhënia është një përgjegjësi e madhe, kurse kjo degë gëzon një traditë shumëvjeçare, një trashëgimi dhe një lidhje midis pedagogëve dhe studentëve. Unë jap mësim prej 10 vjetëve dhe tani një pjesë e madhe e profesorëve të mi janë dhe kolegë të mi. Kështu, përveç dashurisë ndaj gjuhës italiane, ata më transmetuan dhe shembullin e vet për një profesionalizëm të lartë, një qëndrim serioz dhe synim drejt një përsosmërie. Këto janë cilësitë të cilat dhe unë dua t’ua transmetoj studentëve”, vuri në dukje Radeja Gesheva, pedagoge në specialitetin Filologji Italiane në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BNR-arkiv, Facebook /filologiaitaliana




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD

SOS për Kënetën Bojana - a do t'i mbijetojë ekosistemi unik pranë Sofjes bastisjeve të biznesit?

Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..

botuar më 24-09-29 8.25.PD

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD