Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka refuzuar kërkesën e Bullgarisë për të shtyrë zbatimin e dispozitës më të diskutueshme të Paketës Mobile I të BE-së për kthimin e kamionëve në vendin e tyre të regjistrimit.
Në të njëjtën kohë, Agjencia Gjermane e Zhvillimit Ekonomik në numrin e fundit të buletinit Bulgarien Aktuell të Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë shkruan se krizat globale, zinxhirët e prishur të furnizimit dhe kostot e larta të karburantit ndikojnë drejtpërdrejt në industrinë e transportit dhe logjistikës dhe i përkeqësojnë problemet. Këtë e ndiejnë shpeditorët dhe për këtë arsye ata përfitojnë nga tendenca e diversifikimit të furnizimeve nga ana e kompanive, duke përdorur logjistikën nga Bullgaria.Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..