“Festa e Shopëve” është një ngjarje e famshme, që u afirmua me historinë e saj më shumë se 50-vjeçare në qytetin që mban emrin e shkrimtarit Elin Pelin. Festa që daton nga viti 1970, përbën një triumf të vërtetë të traditës së shopëve – një grup etnografik që popullon trevat e Bullgarisë Perëndimore. Këtë vit, në programin njëjavor të festave që filluan më 13 qershor, secili mund të zbulojë diçka të preferuar prej tij.
“Festa është një gamë shumëngjyrëshe e folklorit bullgar dhe ka vendin e saj të ndritshëm dhe të pazëvendësueshëm në kalendarin kulturor të komunës dhe në jetën tonë shoqërore. Ajo u bë një emblemë e qytetit, e cila na detyron të ruajmë, vlerësojmë dhe vazhdojmë traditën e shopëve, dhe kujtesën tonë familjare edhe sot e kësaj dite - thotë Reni Nikollova, Nënkryetare i Komunës Elin Pelin. - Festojnë shopët, por mysafirë janë edhe interpretues nga Bullgaria dhe jashtë saj. Programi është i lidhur me traditën folklorike - këngë, valle, humor nga rajoni i banuar nga shopët i quajtur Shoplluk, Shopsko. Zakonisht fillon në festën e krishterë të Shpirtit të Shenjtë, që sivjet u kremtua më 13 qershor, në zonën e njohur me emrin “Kisha” ku takohen familjet. U përpoqëm që çdo ditë, secili bashkëqytetar të prek, sipas shijeve dhe preferencave të tij, artet e ndryshme. Janë tradicionale si ekspozita e piktorëve, ashtu edhe ekspozita e fotografive me moton “Imazhe nga Shopsko”. Nuk janë të harruara fëmijët e talentuar, të cilët do të prezantohen në dy koncerte, gjithashtu dashamirësit e sportit, gatimit të gjellëve nga rajoni i shopëve. Do të ketë një ekspozitë makinash retro dhe paradë për kafshët shtëpiake. Do të performojë edhe Orkestra Frymore "Stefan Stefanov. Ansambli i Shopëve “Radi Radev” do ta shënojë 55 vjetorin e krijimit më 17 qershor – ditën e hapjes zyrtare të festivalit, me koncertin shfaqje “Rruga nëpër zjarr”.”
Nga zonja Nikollova mësojmë se në “Festën e Shopëve” do të marrin pjesë edhe klubet amatore për valle popullore dhe koret pranë vatrave të kulturës të bashkisë Elin Pelin. Në skenën e festave do të kenë vendin e tyre humoristët vendas. Është i rinisur Konkursi “Mis Festa e Shopëve”.
“Në tre ditë radhazi qyteti do të bëhet një skenë për shfaqjen e artistëve folklorikë nga bashkia dhe nga i gjithë vendi - një gamë shumëngjyrëshe e pasurisë tradicionale kulturore të Bullgarisë, e cila mund të shihet vetëm në një vend - në qytetin Elin Pelin. Shfaqjet kryesore janë ditët e premte, e shtunë, e diel - 17, 18, 19 qershor në Stadiumin “Levski” nga ora 19.30. Ftoj të gjithë dëgjuesit e Radios Kombëtare të vizitojnë qytetin Elin Pelin. Ju mirëpresim të nderuar mysafirë në “Festën e Shopëve ‘22”, e cila këtë vit është nën moton: “Kujto të kaluarën, ndërto të ardhmen, ruaj traditën”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook /@ObshtinaElinPelin
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..