Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Asen Vasilev, pas takimit me homologun e tij gjerman, Christian Lindner, njoftoi se Komisioni Evropian po punon për blerjen e rreth 10 miliardë metra kub gaz natyror për nevojat e disa vendeve, përfshirë Bullgarinë. Tani për tani Vasilev nuk ka saktësuar se nga ku do të blihet karburanti blu, si do të furnizohet dhe shpërndahet.
Christian Lindner e vlerësoi Bullgarinë për stabilitetin financiar dhe e cilësoi si "mbresëlënës" nivelin e ulët të borxhit të qeverisë. Ai kujtoi se mbështetja për anëtarësimin e vendit tonë në eurozonë nuk është çështje politike dhe Bullgaria duhet të përmbushë të gjitha kriteret e Mastrihtit, përfshirë stabilitetin e çmimeve.Deri më sot u regjistruan 4858 kandidatë për deputetë për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Prej tyre 1378 janë femra, 3480 meshkuj. Numri nuk është përfundimtar, pasi kërkesat për fshirjen e disa prej kandidatëve vazhdojnë të..
Qëllimi kryesor është që të mos ketë deformime në procesin zgjedhor, të mos ketë shkelje në zhvillimin e zgjedhjeve. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev para mbledhjes së qeverisë. “Duke qenë se është shumë aktuale tema se si e kryen..
Komisioni që hetoi rrëzimin e avionit stërvitor luftarak L-39 në tokë në avio-bazën Graf Ignatievo më 13 shtator, nuk gjeti ndonjë gabim të drejtpërdrejtë në organizimin e fluturimit. Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas..
Nxënësja e klasës së gjashtë, Mira Koseva, fitoi titullin “Fitues Global” në Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze “Kangaroo Global Linguistics..
Me një rezultat prej 5.9, bullgarët janë më të pakënaqurit me jetën e tyre në BE, sipas të dhënave nga një sondazh i Eurostat për vitin 2023. Në anketë,..