Pesë deputetë dhe Ministri i dorëhequr i Sportit Radostin Vasilev hoqën besimin te Sllavi Trifonov dhe u larguan nga grupi “Ka një popull të tillë” (ITN) në parlament. Këtë e bëri të ditur Vasilev në një konferencë për shtypin. “Bullgaria është më e rëndësishme për mua sesa interesat e prapaskenave të një grupi njerëzish që ka shumë të ngjarë të sundojnë liderin tonë”, shpjegoi ministri i dorëhequr.
Kuvendi Popullor hodhi poshtë në lexim të parë pesë projektet për ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Propozimet më të diskutueshme në to kanë të bëjnë me ndryshimin e seksit të fëmijëve nën 18 vjeç. Projektligji i "Ka një popull të tillë"..
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në fund të shtatorit, në parlament do të hynin 7 parti politike, sipas një studimi të “Alpha Research”. GERB ka 23.9% mbështetje. Pas tyre renditet “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) me 14,4..
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..
Sezoni veror i vitit 2024 ishte i suksesshëm në çdo aspekt – të ardhura, turistë, ditë me diell, madje edhe në krahasim me rezultatet rekord në vitin..