Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar infrastrukturën rrugore të vendit

Foto: BGNES

Reshjet e dendura nga data 10 deri më 12 qershor shkaktuan shira të rrëmbyeshëm dheshkatërrime të rrugëve në shumë rajone të vendit.

Në qafën e Petrohanit, ku lumi Bërzia prishi asfaltin dhe minoi rrugën, po punohet që të hapet të paktën një korsi në pjesët kritike për qarkullim brenda 24 orëve. Po vazhdon kullimi i rrjetit rrugor në qytetin Trjavna. Linja hekurudhore është vënë në punë pas kullimit të stacionit.Po punohet për riparimin e dëmeve edhe në komunat Vërshec dhe Krivodoll. Për shkak të reshjeve është shembur një segment rrugor ndërmjet Silistrës dhe Ruses në dalje të fshatit Ajdemir, gjë që ka ngadalësuar qarkullimin. Përkohësisht është kufizuar kalimi përmes tunelit “Kriv tunel” në rrugën Bllagoevgrad-Kresna. Qarkullimi kalon nëpër një rrugë anash kaluese për shkak të riparimit të asfaltit.

Vitin e kaluar, rrugët u braktisën pa asnjë mbështetje, tha për BNR Diana Rusinova, kryetare e Qendrës Evropiane për Politikat e Transportit. Rusinova është kategorike se mungesa e një mirëmbajtjeje rrugore ka çuar deri në një keqësim të tillë të infrastrukturës, se shpenzimet rreth rinovimit të saj do të jenë tre herë më të shumta se çmimet e remonteve të tanishme aktuale.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD